Lidhu me ne

Mix

Belbëzimi tek fëmijët

Shumë fëmijë të vegjël kalojnë përmes kësaj faze në mes të moshës 2 dhe 5 vjec, kur belbëzojnë duke përsëritur disa rrokje , fjalë apo fraza, duke i zgjatur ato apo duke i ndaluar, apo duke mos bërë zë për tinguj apo rrokje të caktuara.

Belbëzimi është një formë e disfluencës – një ndërprerje në rrjedhën e të folurit. Në shumë raste, belbëzimi largohet vetvetiu gjer në moshën 5 vjeç,
tek disa të tjerë zgjat më shumë.

Nuk egziston kurë për belbëzimin, por trajtimet efektive janë të mundshme, duke i ndihmuar fëmijës tuaj për ta tejkaluar. Transmeton Femrasot.com

Çfarë e shkakton belbëzimin?

Ekspertët mendojnë që egzistojnë një sërë faktorësh të cilët kontribojnë në belbëzim, duke përfshirë:

  • Gjenetika: Rreth 60% e atyre që belbëzojne, e kanë një anëtarë të ngushtë të familjes i cili belbëzon.
  • Të folur tjetër dhe probleme gjuhësore apo vonesa në zhvillim.

Diferencat në përpunimin e gjuhës në tru: Njerëzit të cilët belbëzojnë e përpunojnë gjuhën në zona të ndryshme të trurit. Dhe problemi qëndron në mënyrën se si truri bashkëvepron me mesazhet e muskujve dhe pjesëve të trupit të nevojshme në të folur.

Shenjat e hershme të belbëzimit

  • Shenjat e para të belbëzimit tentojnë të shfaqen tek fëmijët e moshës 18 – 24 muajshe, kur në fjalorin e tyre ka një shpërthim kur fillojnë ti vënë fjalët bashkë për të krijuar një fjali. Për prindërit, kjo mund të jetë shqetësuese dhe frustruese, por është e natyrshme për fëmijët të belbëzojnë ngapak në këtë periudhë. E rëndësishme është që të jeni sa më të durueshëm me fëmijën tuaj.
  • Fëmija mund të belbëzojnë për disa javë apo muaj, dhe belbëzimi mund të jetë sporadik. Shumë fëmijë fillojnë të belbëzojnë para moshës 5 vjeç, dhe ndalojnë pa ndonjë intervenim të nevojshëm siç mund të jetë terapia e të folurit apo gjuhës.
  • Megjithatë, nëse belbëzimi i fëmijës tuaj është frekuent, vazhdon të përkeqsohet dhe është i përcjellë me lëvizje të fytyrës dhe trupit, atëherë vlerësimi i një terapeuti të të folurit (rreth moshës 3 vjeç) është një ide shumë e mirë.

Vitet shkollore

  • Zakonisht, belbëzimi bie në nivele shumë të ulëta kur fëmijët hyjnë në shkollë fillore dhe fillojnë të mprehin aftësitë e tyre komunikuese. Një fëmijë i moshës shkollore i cili vazhdon të belbëzojë, është i vetëdijshëm për këtë problem dhe mund të ndihet i turpëruar për këtë. Shokët e klasës mund ti kushtojne vëmendje në lidhje me këtë apo madje edhe mund ta tallin.
  • Nëse kjo ndodh me fëmijën tuaj, flisni me mësuesin, ai mund të adresojë këtë problem në klasë me fëmijët. Mësuesi gjithashtu duhet të jetë në gjendje për të ulur numrin e situatave të vështira të të folurit për fëmijën tuaj derisa të fillojë terapia e të folurit.

Kur duhet të kërkoni ndihmë
Nëse fëmija juaj është 5 vjeç dhe ende belbëzon, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj, si dhe mundësisht me një logoped. Juve duhet të kontaktoni me logopedin nëse:

• Përsëritja e tërë fjalëve dhe frazave bëhet e vazhdueshme dhe e tepërt
• Përsëritjet e tingujve dhe rrokjeve fillojnë të bëhen më të shpeshta
• Ka një rritje të zgjatur të fjalëve
• Të folurit fillon të bëhet më i vështirë dhe më i tendosur
• Vëreni tensione të shtuara të fytyrës apo ngushtësi në muskujt e të folurit
• Vëreni tensione vokale si rezultat në të folurit me zë të lartë
• Fëmija juaj tenton të shmang situatat që kërkojnë të folur
• Fëmija juaj ndryshon fjalët nga frika nga belbëzimi
• Fëmija juaj i ka lëvizjet e fytyrës apo trupit së bashku me belbëzimin
• Ju keni shqetësime të tjera rreth të folurit e fëmijës tuaj
• Shumë shkolla ofrojnë teste dhe terapi të përshatshme, nëse ju jeni të shqetësuara rreth belbëzimit për rreth 6 muaj apo më shumë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit
Provoni këto hapa në mënyrë që ti ndihmoni fëmijës tuaj:
• Mos kërkoni nga fëmija juaj të flasë precizë dhe korekt gjatë tërë kohës. Lejojeni të argëtohet dhe të kënaqet.
• Shfrytëzoni vaktet e ushqimit si kohë bisede. Shmangni humbjen e vëmendjes me radio apo TV.
• Shmangni korrigjimet apo kritikat si “më ngadalë”, “mos u ngut”, apo “merr frymë thellë”. Këto komente, edhe pse qëllimmira, do ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet pa vetbesim.
• Shmangni të folurit e fëmijës tuaj apo leximin me zë të lartë kur ai ndihet jokomfort apo kur belbëzimi rritet. Në vend të kësaj, gjatë kësaj kohe inkurajoni aktivitetet të cilat nuk kërkojnë shumë të folur.
• Mos e ndërprisni fëmijën tuaj apo ti thoni të fillojë nga fillimi.
• Mos i thuani fëmijës tuaj të mendojë para se të flasë.
• Krijoni atmosferë të qetë në shtëpi. Mundohuni të ngadalësoni ritmin në jetën familjare.
• Flisni ngadalë dhe qartë me fëmijën tuaj apo me të tjerët në prani të tij.
• Mbani kontakt të natyrshëm sy më sy me fëmijën tuaj. Mos e shmangni shikimin apo shenjat të cilat tregojnë që është i shqetësuar.
• Lejoni fëmijën tuaj të flasë për vetveten dhe të përfundojë mendimin apo fjalinë. Pushoni para se ti përgjigjeni fëmijës tuaj në pyetje apo komente.
• Flisni ngadalë me fëmijën tuaj. Kjo kërkon praktikë! Modelimi i një norme të ngadaltë të të folurit do të ndihmojë në rrjedhshmërinë e fëmijës suaj.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix5 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar5 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar5 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore11 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix11 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook