Lidhu me ne

Mix

Anemia-Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia

Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit.
Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave të përgjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e shpeshta të zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë dhe sy etj. Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh, dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe anemia ka gradat e saj
Anemia është te ulurit e hemoglobinës nën nivelin e njohur prej organizatës botërore të shëndetësisë sipas moshës dhe gjinisë. Keto kritere për meshkujt janë nën 13 g/dl, femrat 12 g/dl. Për fëmijët nga 6 muaj-6 vjec 11g/dl ndërsa nga 6-14 vjec nën 12g/dl.

Shkaqet e anemisë:

  • Hemoragjitë
  • Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut
  • Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb
  • Disa infeksione
  • Disa ilace
  • Difekt ne prodhimin e qelizave të gjakut
  • Punimi i tepërt i shpretkës
  • Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj.
  • Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj.
  • Kancerat e qelizave të gjakut p.sh leucemia, lenfoma etj.
  • Sëmundjet endokrinologjike si insufiçenca adrenale, insufiçenca hipofiziale etj.
  • Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e vitaminës B12.
  • Duhet theksuar se anemia nuk eshte nje semundje në vetvete por nje simptom (nje shenjë) e një problemi tjetër shëndetesor dhe shpesh here kërkohet prej mjekut që të gjendet shkaku që ka shkaktuar aneminë për arsye se rregullimi i nivelit të hemoglobinës ka lidhje direkte me kurimin e problemit shendetësor.

Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale.

Mungesa e hekurit
Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës.

Shkaqet jane te shumta e mes tyre:

  • Marrja e pakët me anë të dietës
  • Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo disa infeksione parazitësh)
  • Rritja e nevojës për hekur (p.sh në shtatzani)
  • Hemoragjitë kronike (këtu futen edhe menstruacionet)

Cilat jane shenjat ?

Përveç shenjave të përgjithshme të anemisë që i përmendëm në hyrje të shkrimit:

  • Të interesuarit për ngrënien e sendeve që normalisht nuk hahen (p.sh shkumës, dhe etj.)
  • Plasaritje në thonj dhe cepat e buzëve (angular stomatit)
  • Forma e lugës në thonj

Cilat ushqime jan të pasura me hekur?

Mish i kuq, mëlçia, peshku, rrushi i thatë, e verdha e vezës etj.
Cilat janë analizat që duhen bërë?

Matja e gjakut komplet, hekurit në serum, matja e kapacitetit të lidhjes së hekurit, transferrina, matja e ferritinës në serum, analiza e feçesit (sidomos tek të moshuarit) dhe të parët e gjakut në mikroskop.

Si kurohet?
Me marrjen e hekurit me anë të preparateve nga goja. Dy muaj pas përdorimit të preparatit hemoglobina do të vejë në gjendjen normale, por për të mbushur edhe depot e hekurit në trup duhet një kohë prej 6 muajsh. Tek të sëmuret që nuk kanë mundësi të marrin hekurin nga goja mund tu jepet nga damarët apo nëpërmjet muskujve.
Për përthithjen sa më të mirë duhet marrë pa ngrënë por shpesh për të parandalaur disa efekte merret pas buke. Nuk duhet marrë bashkë me qumështin apo prodhimet e tij se i pakësojne thithjen.
Tek gratë shtatzana dhe ato që japin gji duhet dhënë hekur shtesë.

Mungesa e acidit folik
Acidi folik është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe transportojnë oksigjenin në pjesë të ndryshme të trupit.
Alkoli është një prej lëndëve që ndikon për keq në metabolizmën dhe thithjen e acidit folik. Gjithashtu rritja e nevojës ps.h në shtatzani. Shkak tjetër për mungesën e acidit folik janë sëmundjet e traktit tretes, ilaçet kontraceptive orale, disa ilaçe të epilepsisë dhe të kancerit.

Cilat jane shenjat?

  • Diare
  • Depresion
  • Nje gjuhe e enjtur dhe e skuqur (glossit)

Mungesa e vitaminës B12
Mungesa e një faktori të nevojshëm për thithjen e B12 (ky faktor prodhohet në stomak) sjell edhe mos përthithjen dhe si rrjedhojë edhe mungesën e vitaminës B12. Edhe vitamina B12 nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu marrja e pakët nga jashtë shkakton mangësi sidomos tek vegjetarianët (por kjo do disa vite). Në disa nga problemet me stomakun, me ileumin terminal (një pjesë e zorrëve të holla) apo infeksione të parazitare, pankretiti kronik etj. gjithashtu shfaqet mungesa e B12. Edhe disa ilaçe ulin vlerën e B12.

Cilat janë shenjat?

  • Mungesa e ndjesisë në duar dhe këmbë
  • Një gjuhë e dhimbshme dhe e enjtur (glossit)
  • Diare
  • Depresion
  • Pakësimi i funksioneve intelektuale
  • Mpirje në duar e këmbë

Në shumicën e rasteve kurimi i anemisë varet direkt prej kurimit te sëmundjes bazë gjithashtu dhe dhënia apo vënia ne vend e asaj lënde që mungon p.sh nëse ka hemoragji dhënia e gjakut e rrit hemoglobinën, nëse ka mungesë acidi folik apo B12 duhen dhënë nga jashtë ose duhet ushqyer me ushqime të pasura me këto lëndë. Duhet theksuar se kurimi i këtij problemi duhet bërë nën kontrollin e mjekut sepse duhet gjetur shkaku pas një vizite të detajuar dhe sigurisht një diagnoze e saktë është edhe çelesi i kurimit.

MË TEPËR

Mix24 minuta më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix29 minuta më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Mix39 minuta më herët

Çfarë duhet të hani në mëngjes që të jeni energjikë gjatë ditës!

Për një mëngjes të shëndetshëm që ndihmon trupin dhe trurin të funksionojë mirë gjatë ditës, është e rëndësishme të përfshihen...

Mix41 minuta më herët

3 shenjat më të pavendosura të horoskopit. Shiko a je dhe ti në listë?

Disa njerëz marrin vendime shpejt dhe me siguri. Të tjerët… e mendojnë një herë. Pastaj një herë tjetër. Pastaj prapë....

Mix52 minuta më herët

Brokoli – Vlerat më të forta i përfitoni nëse e hani të pagatuar

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në...

Mix1 orë më herët

Elon Musk paralajmëron: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi, shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk nuk sheh vetëm të nesërmen, por parashikon mijëra, ndoshta edhe miliona vjet me pas. Themeluesi i SpaceX ka...

Mix1 orë më herët

Kate Middleton i bën homazh Princeshës Diana me një veshje të veçantë

Princesha e Uellsit mori pjesë në Shërbesën Eukaristike në Westminster Abbey, duke shoqëruar Princin William në eventet për 80-vjetorin e...

Radar2 orë më herët

Chris LaCivita: Berisha njeri i besës. Më 11 maj do ta pushojmë Edi Ramën nga puna!

Në fjalën e tij para qytetarëve lezhjanë, këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita është shprehur se është i kënaqur...

Radar2 orë më herët

Monika Kryemadhi: Për Shqipërinë shkatërrova familjen, por shqiptarët s’i vlerësuan sakrificat e mia

Monika Kryemadhi, ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj, por sipas saj, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar....

Mix2 orë më herët

PROFILI: Kush është Papa i ri, amerikani Robert Francis Prevost?

Papa i ri është kardinali amerikan Robert Francis Prevost. Ai ka zgjedhur emrin Leoni XIV Kush është Papa Leoni XIV...

Facebook