Lidhu me ne

Mix

12 mënyra për të rritur një fëmijë me vetëbesim

  1. Lereni të provojë veten që në mosha të hershme

Qëndroni pranë për të ndihmuar vetëm kur ai vërtet ka nevojë. Paralajmërimet tuaja ankthioze që tregojnë se jeni të shqetësuar kur ai është duke u ngjitur diku me vështirësi mund t’ju bëjnë juve të ndjeheni më mirë, ose mund të bëjnë prindërit e tjerë në park të mendojnë se ju jeni një prind i kujdesshëm, por ato nuk e ndihmojnë fëmijën tuaj. Në fakt, ato ia ngadalësojnë zhvillimin

  1. Ndihmojeni të ketë besim në vete duke menaxhuar sfida me anë të mbështetjes suaj

Paraqitjani fëmijës suaj me hapa një sfidë apo aktivitet të ri. Ju mund t’i tregoni asaj se ju jeni aty për çdo ndihmë që mund t’i nevojitet për të kaluar nga një hap në tjetrin.

  1. Mos e testoni

Nëse doni t’i mësoni diçka fëmijës suaj, mos ia mësoni duke i bërë pyetje sepse për fëmijën çdo pyetje që ai nuk arrin dot të përgjigjet është një dështim. Nuk ka arsye të testoni fëmijët, mjafton tua tregoni praktikisht një aftësi ose të krijoni situata ku ata të zbulojnë vetë njohuri.

  1. Vlerësoni më shumë emocionet e suksesit të fëmijës suaj sesa performancën

Kur ne vemë theksin më të madh në arritjet e fëmijës, ata ndjehen në trysni vlerësimi dhe shpesh shqetësohen aq shumë për performancën sa refuzojnë të provojnë gjëra të reja.

  1. Përgëzoni përpjekjet, jo rezultatet

Është me rëndësi që fëmijës suaj të mos i kufizohet vetja në nota dhe çertefikata. Ajo duhet të kuptojë se nëse vazhdon të përpiqesh, të ushtrohesh dhe të përmirësohesh, puna e kryer gjithmonë shpërblehet.

  1. Inkurajoni gabimet

Fëmijët që rriten me idenë se ka vetëm një rrugë për t’i bërë gjërat mirë, zakonisht bëhen të rritur me më pak iniciativa dhe kreativitet.

  1. Mos krijoni situata ku ai është i destinuar të dështojë

T’i shpëtosh nga situatat ku mund të dështojnë mund t’i privojë ata nga nxjerrja e mësimeve, por nga ana tjetër kur ju qëndroni aty dhe shikoni si dështon fëmija juaj i krijon atij idenë se ju nuk e doni. Në një dilemë të tillë, mënyra si jepet ndihma është zgjidhja. Qëndroni aty duke ndihmuar strukturën e zgjidhjes së problemit, por jo duke marrë përsipër totalisht zgjidhjen e problemit të fëmijës suaj.

  1. Edukoni vetëkurajimin

Studimet tregojnë se fëmijët që i flasin vetes duke i dhënë zemër vetes gjatë sfidave të vështira, e menaxhojnë me më shumë qetësi situatën.

  1. Modeloni mendimet pozitive

Nëse ju vjen në mendje diçka negative për veten tuaj në një situatë të caktuar, mos e thoni me zë të lartë. Nëse ju shani veten kur gjendeni në gabim ( Sa budallaqe u tregova!), fëmija juaj do i flasë në po të njëjtën mënyrë vetes së tij.

  1. Menaxhoni situatat frustruese

Ka një filozofi edukimi që  fëmijët mësojnë më mirë me doza të arsyeshme frustrimi. Kjo është e vërtetë, por duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar cila është doza e arsyeshme e frustrimit. Nëse fëmija më shumë po dështon sesa po arrin sukses nga ajo dozë frustrimi, duhet ulur doza.

  1. Përforconi aftësinë e fëmijës suaj për të kontribuar në botë 

Sado gjëra të pavlefshme mund t’ju duken veprimet apo idetë e fëmijës suaj, minimizoni dhënjen e mesazhit se veprimet e tij nuk vlejnë.

  1. Mbështesni përgjegjësinë, gjykimin e mirë, optimizmin dhe të qënurit sistematik

Të gjitha këto tipare janë thelbësore në rritjen e vetëbesimit tek fëmija juaj.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook