Lidhu me ne

Mix

10 gabimet që femrat i bëjnë në fillim të lidhjes

Fillimi i çdo lidhje është i vështirë dhe me plot emocione. Nëse e keni gjetur personim me të cilin doni të jeni bashkë atëherë është mirë të mendoni se si duhet të silleni që ta forconi lidhjen tuaj më së miri. Transmeton FemraSot.com

Egzistojnë disa gabime që femrat i bëjnë shpesh dhe të cilat mund të jenë fatale për lidhjen.

Lexoni cilat janë ato dhe gjeni mënyrën për t’iu shmangur.

1.Paraqiteni para tij si person tjetër. Nëse përballë teje është personi me të cilin dëshironi të jeni bashkë, atëherë nuk duhet të fshehni se çfarë personi jeni. Nëse keni dëshirë të hani një hamburger të madh me shumë pomfrit atëherë mos porosisni sallatë sezonale vetëm për shkak se keni lexuar që ajo ia bën me dije nji mashkulli që ju kujdeseni për linjen e trupit. Nëse nuk jeni adhuruese e filmave të zhanrit fantastik më mirë thujani atë qysh në takimin e parë, para se ai të ju ftojë të shkoni në kino për të parë nji film të tillë, ku ju do vdisni nga mërzia.

2.Nuk e kontrolloni sasinë e alkoholit. Me të vërtetë 2-3 gota do t‘ju relaksojnë dhe ju mund të bisedoni më lirë. Por nëse e teproni mund ta humbni mënyrën e mirë e të shprehurit dhe disa veti të mira tuajat dhe do të lini një përshtypje të gabuar. Disa meshkuj dinë edhe ta keqpërdorin atë. Prandaj kontrolloeni sasinë e alkoholit të cilin e konsumoni.

3.E harroni shoqërinë, hobin dhe interesat tuaja. Asnjëherë mos u bëni nga ato femra që sapo të fillojnë një lidhje harrojnë që më parë kanë pasur një jetë tjetër. Lidhja nuk duhet përnjëherë t’u bëhet prioritet. Nëse tregoni që keni jetën tuaj të cilën e doni atëherë për të do të jeni person më interesant. Lëreni atë që të luftoj të zë vend në jetë tuaj, e jo ju të filloni një jetë të re ku në qendër do të jetë ai.

4.Shumë herët ia tregoni ndjenjat dhe e detyroni që të lidhet.  Mos kërkoni pas disa takimeve ti përdorni fjalët ‘’Te Dua’’.  E para është periudhë shumë e shkurtë që të ju  zhvillohen ato ndjenja (me siguri ende nuk jeni  njoftuar mirë) dhe e dyta ajo shprehje do ta frigojë atë. Më e keqja është që ai t’iu përgjigjet me ‘’Edhe Unë Ty’’. Asesi mos e detyroni që ai pa dëshirë ti thotë ato fjalë. Lereni lidhjen të zhvillohet ngadalë.

5.Bëheni hija e tij. Femrat lidhen më shpejt se meshkujt. Keni kujdes që ajo lidhje mos të teprohet. Ka femra  të cilat vazhdimisht kanë dëshirë të dinë se ku është partneri , çka po bën për momentin ose  janë tërë kohën bashkë me të. Ajo pasiguri e juaja te partneri mund të krijojë ndjenja negative por edhe largim.

6.Shpesh thoni ‘’PO’’. Ju tani më keni bërë plane që të dilni me shoqëri dhe ai ju lajmrohet dhe ju thërret të shkoni në darkë. Ju menjëherë i thoni po dhe e anuloni takimin me shoqëri. Ju paraqitet në 21:45 dhe ju tregon që në ora 22 ka lënë takim më shokë dhe dëshiron që ju ti bashkangjiteni. Nëse po ju duket e njohur kjo frazë – atëherë ju  bëni njërin nga gabimet më të shpeshta të femrave. Askush nuk po thotë të luani lojë dhe kur jeni e lirë ti thoni  jo nuk kam kohë vetëm  që të mendoi që  nuk mundet aq lehtë t’iu fitoj. Por  është e rëndësishme që ndonjëherë ti thoni ‘’JO’’ që t’ia bëni me dije që nuk jeni e kurdisur me një pullë. Ai duhet të luftoj pak për ju e jo gjithmon ju për të.

7.E arsyetoni sjelljen e tij të keqe. E vëreni që deri sa është me ju ia ngul  sytë një femre tjetër dhe ju thoni ‘’ ka qenë i dehur’’. Sillet ashpër me ju dhe ju thoni  ‘’Ka pasur mjaft probleme në punë- është nervoz.” Përderisa i arsyetoni të gjitha sjelljet e tij nuk do të jeni në gjendje ta pranoni se partneri juaj ka mangësi të cilat do t’iu  pengojnë shumë në të ardhmen.  Harrojeni justifikimin dhe çmojeni realitetin pa e arsyetuar.

8.Besoni që me kalimin e kohës do ta ndryshoni. Egziston një fjalë e urtë: ‘’ E vetmja periudhë kur mund të ndryshohet një mashkull është kur ai është foshnje’’ Ajo është shumë e vërtetë. Njerëzit e rritur ndryshonjë vështirë. Nëse në fillim të lidhjes suaj ai ka shprehi të cilat nuk ju pëlqejnë athëherë më mirë është ti ftohni ndjenjat që të mos mbaroni  me zemër të thyer.

9.Prisni që ai ti lexoi mendimet tuaja. Meshkujt nuk dinë aq mirë ti lexojnë shenjat e trupit tuaj, ashtu si dinë të bënjë femrat. Mos kërkoni që ai ta dijë që ju po e pëlqëni vetëm nëse e shiqoni në sy apo që po kërkoni tu afrohet vetëm për shkak se e keni prekur në dorë.

10.Shumë herët keni mardhënje seksuale. Meshkujt e adhurojnë seksin, dhe bëjnë çmos për ta fituar. Por ajo nuk do të thotë që ata presin se ju do të pranoni mënjëherë. Paksa do të jetë vështirë që një mashkull dëshiron lidhje serioze me ndonjë  femër e cila në takimin e parë shtrihet në krevat me të. Jepni vedit mundësinë që të njoftoheni më mirë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook