Lidhu me ne

Mix

Të gjitha vlerat kuruese e qetësuese të hideve

Hidet janë të parat që piqen e u japin tregjeve të frutave e perimeve ngjyrën tipike të kafes së kuqërremtë, të vjeshtës.

Në fillim janë të vogla ndërsa aktualisht, kokrra është pjekur e zmadhuar mjaftueshëm, aq sa mund të konsiderohen një frut i vërtetë e jo një kalim kohe prej të cilit ngelet më shumë bërthamë. Hidet hahen kryesisht të freskëta por edhe mund të gatuhen. Origjina e tyre është e lashtë sa legjendat…

Thuhet se vijën prej Kinës dhe prej atëherë, prej më shumë se 4 mijë vjetësh, kultivohen në të gjithë botën, duke ngjyrosur vjeshtën bashkë me gjethet. Mirëpo, hidet nuk janë vetëm poetike e lajmëtare…Së pari janë kuruese dhe të dobishme për shëndetin! Përpara se të kalojmë në vlerat e tyre reale, ju kujtojmë që zona të ndryshme të Shqipërisë kanë emra të ndryshëm për hidet.

Në pjesën jugore të vendit i quajnë xinxife ndërsa një pejsë e veriut i quan kimça.

Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor. Rëndësia e madhe e përdorimit të hideve, së paku për sa kanë kohën, është përmbajtja e magnezit, potasit, kalciumit, manganezit, fosforit dhe hekurit.

Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume. Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin.

Ekstraktet e hideve janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.
Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.

Xinxife, hide apo kimça, e rëndësishme është të përfitoni nga koha e tyre jo dhe aq e gjatë për t’I ngrënë!

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix13 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar13 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar13 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore19 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix19 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook