Lidhu me ne

Mix

Rregulloni problemet me tretjen me këto 10 ushqime

Është shumë e rëndësishme që problemet me retjen të parandalohen që në fazat fillestrae të saj.

Tretja fillon që me përpunimin mekanik, prandaj duhet të përtypeni mirë, në këtë mënyrë i lejoni gjithashtu ushqimeve të përzihen me pështymën. Është gjithahstu e rëndësishme të integroni disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj.

Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme.

Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen;

  • Lakrat e femrentuara;

Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike. Përmbajnë baktere miqësore me zorrët që ndihmojnë riekuilibrimin e florës lokale dhe ndihmojnë daljen jashtë.

  • Uthull molle

Ndihmon organizmin për të prodhuar acid klorhidrik, shumë i dobishëm për stomakun sepse ndikon në tretjen e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Favorizon humbjen në peshë, lehtëson refluksin dhe sindromën e zorrës së irrituar falë yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave.

  • Mango

Është treguar se mango ndihmon për të mbajtur gjallë bakteret e mira të zorrëve. Sipas një studimi të universitetit të Oklahoma, integrimi i këtij fruti në dietën tonë, përmirëson shëndetin e zorrëve, redukton yndyrat e trupit dhe kontrollon sheqernat në gjak. Është i pasur në vlera ushqyese dhe përbërës bioaktivë që reagojnë në mënyrë pozitive për shëndetin tonë në disa nivele.

  • Kefir

Është i ngjashëm me kosin e thartë, por më i lëngshëm. Ajo që e bën kefirin një ushqim të mrekullueshëm është prezenca e dhjetra grupeve bakteresh të mira. Pjesa më e madhe e llojeve të jogurtit që gjejmë në treg, përmban tre.

  • Vaj ulliri

Është i njohur që nga antikiteti për faktin se i bënë mirë aparatit tretës. Mbron nga acidi refluks gastrik dhe favorizon një kalim të lehtë dhe gradual të ushqimit nga stomaku drejt duodenit, duke rritur ndjesinë e të qenit të ngopur.

  • Angjinare

Përmbajnë cinarinë, një subastancë acide që stimulon prodhimin e biliareve. Lehtëson punën e mëlçisë dhe ndihmon në parandalimin e formacioneve të gurëve dhe kalkulave në tëmth. Angjinaret veprojnë si diuretik natyral, redukojnë post-efektet e alkoolit dhe janë të pasura me fibra.

  • Molla

Pektina (fibër e shpërbëshme) e gjendur tek mollët favorizon tretjen dhe parandalon fermentimin në brendësi të zorrës. Mund të ndihmojë në luftimin e lodhjes dhe të mbajë nën kontroll nivelet e LDL ose të kolesterolit të keq. Hajini me gjithë lëkurë, pasi janë shumë të shëndetshme për aparatin tretës.

  • Kosi

Përbërja e tij e probiotikëve e bën një nga ushqimet që favorizojnë sidomos tretjen. Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla prezente tek ushqimet. Forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në shëndetin e florës së zorrëve. Janë të dobishme për një transit të mirë intestinal.

  • Ananas

Ananasi përmban bromelinë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjet proteinike më të vështira për t’u tretur. I dobishëm për të luftuar edhe sëmundjet intestinale, fryrjen e barkut dhe ulcerën.

  • Xhinxher

Kjo rrënjë aromatike është një stimulant i shkëlqyer për tretjen. E ndihmon pankreasin të çlirojë enzima, duke e bërë shpërbërjen e sheqernave më të lehtë dhe më pak acide. Ka fuqi të mëdha antibakteriale, qetëson diarrenë dhe ndihmon daljen jashtë. Nëse pihet si çaj, parandalon dispepsinë (tretjen e ngadaltë dhe të vështirë).

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix13 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix13 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix13 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar13 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix13 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike13 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix14 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix14 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix14 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook