Lidhu me ne

Mix

Nga pastrimi i mëlçisë tek,.. si të përfitoni nga hurmat

Hurmat, ose siç njihen ndryshe ‘kaki’, ose ‘molla e Orientit’ e kanë originën e parë nga Kina e më pas në Japoni ku njihen ndryshe edhe si ‘Pema e paqes’.

Edhe në vendin tonë gjenden me shumicë dhe na vijnë shumë në ndihmë me dobitë e tyre gjatë ditëve të vjeshtës. Laksativ dhe diuretik, plot energji e vitamina, betakaroten e kripëra minerale si kaliumi, fosfori dhe magnezi: hurmat mbrojnë dhe pastrojnë mëlçinë, një prej organeve më delikate të trupit tonë.

  • Vetitë dhe benefitet e hurmave

Hurmat përmbajnë sasi të larta kripërash minerale, sidomos kalium, kalcium, fosfor dhe vitamina A, C dhe B. Duke qenë të pasura me vitamina dhe Betakaroten, ato ofrojnë për organizmin tonë edhe një sasi të bollshme antioksidantësh, të cilat kanë një aksion parandalues për sa i pëket tumoreve.

Një frut shumë energjik, i rekomanduar sidomos për ata që bëjnë sport, nuk këshillohet tek të sëmurët me diabet pë shkak të indeksit të lartë të glicemisë.

hurma te thata dhe te fresketa
  • Efektet e dobishme të hurmave:

Forcojnë sistemin imunitar. Siç e thamë, ato përmbajnë vitëminë C, e cila është në gjendje të forcojë sistemin tonë imunitar. Është një ushqim ideal për t’u shërbyer në tryezë në periudhën e ndërrimit të stinëve duke na mbrojtur nga simptomat tipike të virozëve e sëmundjeve të vjeshtës.

Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare. Dhe jo vetëm kaq, por favorizojnë edhe absorbimin e hekurit.

  • Janë një laksativ i shkëlqyer.

Veprojnë direkt tek mëlçia dhe zorrët si një laksativ natyral falë taninës dhe fibrave prezente në tulin e tyre nëse i hani të pjekura.

  • Diuretike.

Për këtë funksion, ky frut duhet konsumuar në mëngjes. Në këto kushte bëhet një diuretik i shkëlqyer falë përmbajtjes së kaliumit.

Burim energjie. Ato konsiderohen si një frut ideal për fëmijët, sportistët, për energjitë që sigurojnë falë sheqernave që përmbajnë.

  • Konservimi i hurmave:

Mund t’i mbani në frigorifer për disa ditë ose jashtë tij nëse janë të pjekura. Nëse janë të papjekura, mund t’i vendosni në një shportë së bashku me disa mollë për të nxitur pjekien e tyre.

  • Maskë fytyre me hurma:

Falë sasië së lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, hurmat janë shumë të dobishme edhe për bukurinë: kanë efekte të mrekullueshme për flokët dhe lëkurën.

Përdoreni gjithmonë tulin e hurmave si maskë bukurie për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës: do t’ju mjaftojë ta lini 5-10 minuta për të lejuar lëkurën të absorbojë të gjitha benefite e tyre. Për një efekt antirrudhë, mund t’i shtoni tulit të hurmave disa pika vaj liri.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar22 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix22 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook