Lidhu me ne

Radar

Iu sekuestrua 450 kg drogë/ Kush është ‘zonja shqiptare e drogës’ që pozonte krah Matteo Salvinit

Iu sekuestrua 450 kg drogë/ Kush është ‘zonja shqiptare eNë foto/ Mullaraj dhe Matteo Salvini

E njohur si ‘zonja e drogës’, Jona Mullaraj, 36-vjeçarja me origjinë shqiptare,  ishte aktiviste e luftës kundër drogës. Ajo shfaqej rregullisht krah përfaqësuesve të Ligës Veriore, si një militante e rregullt që paraqitej në çdo takim.

Mediet italiane, raportuan dy ditë më parë sekuestrimin e 450 kg drogë në Brianza të Milanos, sasi kjo që transportohej nga banda e Mullarajt, të cilën e njihnin si ‘gruan që mbante çelsat e garazhit’ ku fshihej edhe lënda narkotike.

E tradhtuar nga bashkëpunëtori i bandës, Mullaraj ra në prangat e karabinierëve.              

Jona Mullaraj është një fytyrë e njohur mes politikanëve në Saronno. Edhe para pandemisë, kur këshillat bashkiakë ishin të hapura për qytetarët, ajo nuk i mungonte asnjëherë publikut dhe shpesh përpiqej të fliste në seanca të hapura. Simpatia e saj për Lidhjen ishte e njohur për të gjithë. Mullaraj shfaqej jo pak herë edhe krah politikanëve si Matteo Salvini.

Krahas asaj me drejtuesin e Carroçio-s, është edhe fotoja e realizuar në krah të presidentit të Rajonit të Lombardisë Attilio Fontana. Nga ana tjetër, ai që e përjetëson me nënkryetarin e bashkisë së Ceriano Laghetto Dante Cattaneo, i njohur si një politikan që ka luftuar gjithmonë kundër trafikut të drogës.

Iu sekuestrua 450 kg drogë/ Kush është ‘zonja shqiptare e

Një militante e Lidhjes së Salvinit, për të luftuar trafikun e drigës, Mullaraj ra ‘lehtësisht’ në pranga e futur në grackën e partenrit të saj në shpërndarje. Mullaraj njihej si udhëheqësja e grupit të shpërndarjes.

Banda e saj ra në kurthin e karabinierëve pas disa muajsh hetime. Bashkë me Mullarajn, u arrestuan edhe katër anëtarë të tjerë të bandës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Facebook