Lidhu me ne

Radar

Arben Malaj: I vetmi vend, ku ministrat e Financave gëzohen kur marrin borxhe. Euforia e tyre është gropë e zezë

Malaj: I vetmi vend, ku ministrat e Financave gëzohen kur marrin borxhe.Foto Ilustruese

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, ka folur nga Korça lidhur me deklaratat e qeverisë, se ekonomia shqiptare po rritet dyfish.

Në një prononcim për mediet, Malaj tha se nuk po dyfishohet asnjë vlerë tjetër, përveç financimeve dhe lidershipeve euforike. Ish-ministri shtoi se Shqipëria është i vetmi vend, ku ministrat e Financave gëzohen sa herë që marrin borxhe, pa e kuptuar se borxhi, sipas tij, është nje ‘gropë e zezë’ për shqiptarët.

“Vetëm financimet euforike dhe lidershipet euforike rriten me shifra dyshifrore. Jemi i vetmi vend që ministrat e Financave në mënyrë periodike gëzojnë vetëm kur marrin borxhe, jo vetëm tani. Krizat kanë treguar që rritja e borxhit tek individët, tek familja, tek biznesi e tek shteti është rritje që prodhon krizë. Njerëzit me konservatorë, për marrjen e borxheve, për përgjegjësinë e marrjes së borxheve duhet të jenë ministrat e financës. Euforia e tyre dhe kënaqësia e tyre për rritjen e borxheve është gropë e zezë dhe barrë e rëndë për xhepat shqiptare”, tha Malaj.

Sai përket, luftës kundër pastrimit të parave, Malaj tha se është një rrezik potencial për Shqipërinë duke marrë si shembull konkret rritjen e çmimeve për apartamentet me qera në kryeqytet.

“Është risk potencial, ne tregjet shqiptare, dhe rasti me konkret është rritja e çmimeve e pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe qytet kryesore çka është një kosto shtesë për klasën e mesme. Me këtë rritje çmimesh të gjithë kategoritë janë të pamundura të përballojnë jetesën e shtrenjtë, dhe ne do shohim që kryeqendrat me kullat e mëdha do jenë shtëpitë e atyre që kanë vënë para kriminale e jo atyre që kanë vënë para nga puna e tyre”, u shpreh ish-ministri.

MË TEPËR

Radar37 minuta më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar2 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix2 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore3 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix3 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook