Lidhu me ne

Letersi

Dhjetë thënie të shkrimtarit Hermann Hesse, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi

1.
Gjithçka në këtë botë mund të imitohet dhe falsifikohet, vetëm dashuria jo: dashurinë s’mund ta vjedhësh, as ta imitosh, ajo banon vetëm në atë zemër që di të jepet plotësisht. Ky është burimi i çdo arti.
2.
Njerëzit nuk kanë qejf të paguajnë me mirëbesim dhe dashuri, por me para dhe me mall.
3.
Fantazia dhe empatia nuk janë asgjë tjetër përveçse trajta të dashurisë.
4.
Nëse ne mund ta bëjmë një njeri më të lumtur dhe më të hareshëm, atëherë gjithsesi do të duhej ta bënim këtë.
5.
Dashuria nuk ka nevojë të lutet, as të kërkojë. Ajo duhet të ketë fuqinë t’i krijojë siguri vetvetes. Atëherë ajo nuk tërhiqet më, por tërheq.
6.
Ai kishte dashuruar dhe kështu e kishte gjetur veten. Shumica, ndërkaq, dashurojnë për të humbur veten.
7.
Ta analizosh botën, ta përbuzësh – kjo mund të jetë punë mendimtarësh. Unë vetëm dëshiroj të kam mundësi ta dua botën, atë dhe veten dhe të gjitha krijesat t’i vështroj me dashuri dhe adhurim dhe respekt.
8.
Më pëlqen të jem patriot, por së pari dua të jem njeri, dhe aty ku këta dy nuk shkojnë bashkë, përherë i jap të drejtë njeriut.
9.
Sot logjika politike nuk është aty ku është edhe pushteti politik. Duhet të vijë një valë mençurie dhe intuite nga qarqet jozyrtare nëse synohet të evitohen apo reduktohen katastrofat.
10.
Me përjashtim të dimensioneve tepër të mëdha ky është dallimi mes Marxit dhe meje: Marxi dëshiron ta ndryshojë botën, ndërsa unë njeriun. Ai i drejtohet masave, unë individit.
Përktheu nga gjermanishtja:
Enver Robelli

Hermann Hesse (1877-1962), shkrimtar gjermano-zviceran, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore12 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook