Radar
Ambasada amerikane uroi ’29 nëntorin’, ish gazetari i VOA Ilir Konomi: Nuk ka ndodhur kurrë! Gabim diplomatik, kërkoni falje
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin.
Urimi është pikasur nga gazetari Ilir Konomi, ish gazetari “legjendar” i Zërit të Amerikës. Ai ka komentuar në rrjetin social të ambasadës, ku shprehet se në 30 vite karrierë nuk mban mend që zyrtarët amerikanë të urojnë 29 nëntorin.
Ikonomi shprehet se urimi është një gabim diplomatik dhe se duhet t’ju kërkohet falje, atyre që kanë vuajtur nga regjimi diktatorial në Shqipëri.
“Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar kurrë të ashtuquajturën Ditën e Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri, duhet t’ju kërkoni falje, sa më shpejt që të jetë e mundur,”-shkruan Ikonomi.