Lidhu me ne

Mix

Cilat janë simptomat e depresionit pas lindjes?

Nëse ju ose shoqe juaja ka depresion pas lindjes, nuk jeni vetëm. Gjendja, e cila bën që nënat e reja të ndjehen tejet të pashpresa dhe të trishtuara, prek një në nëntë nëna të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ndihmoi në zhvillimin e një trajtimi të ri, i cili është aprovuar për gjendjen, për të shkuar së bashku me trajtimet ekzistuese, si terapia e bisedës dhe ilacet kundër depresionit.

Depresioni pas lindjes zakonisht fillon nga një javë deri në një muaj pas lindjes.

  • A është depresion pas lindjes apo diçka tjetër?

Stresi i rikuperimit nga lindja, kujdesi për një fëmijë të vogël dhe ndryshimet e hormoneve mund të bëjnë që të ndjeheni të trishtuara dhe të shqetësuara.

Por nëse ato ndjenja fillojnë të bëhën të tepërta dhe zgjasin më shumë se dy javë, mund të keni depresion pas lindjes.

Depresioni pas lindjes nuk është faji juaj. Është pjesërisht, për shkak të ndryshimeve në hormonet dhe trurin që mund t’ju bëjnë të ndjeheni jashtëzakonisht të zbrazët, të shqetësuar dhe madje mund t’ju bëjnë të dëshironi të lëndoni veten ose foshnjën.

Pa trajtim, mund të zgjasë me muaj ose vite. Është e rëndësishme të shihni menjëherë mjekun nëse dyshoni për depresion pas lindjes.

  • Cilat janë disa shenja?

Depresioni pas lindjes mund të fillojë gjatë shtatëzënësisë. Por zakonisht fillon një javë deri në një muaj pas lindjes. Në disa gra, mund të fillojë deri në gjashtë javë ose tre muaj pas lindjes.

Simptomat kryesore janë trishtimi i vazhdueshëm, pamundësia për të shijuar përvoja të tjera të lumtura ose shpërblyese, shqetësimi ose nervozizmi dhe të menduarit vazhdimisht për mirëqenien e foshnjës tuaj. Ju gjithashtu mund të përpiqeni të izoloheni.

Simptoma të tjera përfshijnë ndryshime në zakonet e ngrënies, dhimbje koke, probleme të stomakut dhe dhimbje të muskujve.

  • Cilët janë disa faktorë rreziku?

Ju mund të keni një rrezik më të madh për depresionin pas lindjes nëse keni pasur depresion para lindjes ose çrregullim bipolar. Të kesh një ngjarje stresuese të jetës, si vdekja e një të dashur, gjithashtu mund të të bëjë më të predispozuar të kesh këtë gjendje.

  • Si diagnostikohet?

Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni depresion pas lindjes, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek . Ai mund të ju ndihmojnë të përcaktoni nëse është depresion pas lindjes apo diçka tjetër.

Ata mund t’ju bëjnë pyetje në lidhje me trishtimin, shqetësimin dhe ankthin tuaj. Gjithashtu do të bëjnë teste gjaku për të zbuluar nëse një çrregullim tjetër, siç është një sëmundje tiroide, mund të jetë duke shkaktuar depresionin .

  • Si trajtohet?

Terapia dhe ilaçet mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë me veten tuaj.

Gjatë terapisë së bisedës, ju do të flisni me një profesionist të shëndetit mendor se si po ndjeheni, po flini dhe po hani. Do të flisni gjithashtu për marrëdhëniet dhe ndjenjat tuaja ndaj foshnjës .

Antidepresantët gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndjeheni më mirë. Ju duhet të flisni me mjekun për rreziqet dhe përfitimet për ju dhe foshnjën përpara se t’i merrni ato.

nene e stresuar
  • Cilat mundësi të reja trajtimi ekzistojnë?

Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor mbështeti hulumtimet e hershme mbi një ilaç që u miratua kohët e fundit për nënat me gjendje të tillë. Ilaçi, i quajtur brexanolone, është ilaçi i parë i aprovuar posaçërisht për depresionin pas lindjes.

Për të marrë ilaçin, gratë duhet të mbikëqyren nga një profesionist mjekësor i cili e jep ilaçin në mënyrë intravenoze (përmes venave).

Gratë duhet të qëndrojnë në spital për rreth tre ditë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook