Lidhu me ne

Letersi

Përralla shqip për fëmijë

Tre derrkucët

Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. © Botimet “Vëllezërit Tafa”

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Na ishte një herë një mama dosë që jetonte në një kasolle me tre derrkucët e saj. Derrkucët u rritën shpejt dhe ndjeheshin ngushtë në kasollen e vogël. Një ditë ata i thanë mamasë se kishin vendosur të ngrinin kasollet e tyre. Mamaja i përcolli në udhë dhe nuk harroi t’i porosiste të ngrinin kasolle të forta e të ruheshin nga ujku.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Ndërsa shkonin tutje, vëllai më i madh dalloi një arë të mbushur me kashtë. Ai nuk u mendua më gjatë por vendosi ta ngrinte kasollen e tij me kashtë. Me kashtë kasollja ngrihej lehtë. Derrkuci i madh nuk u mundua shumë; e ngriti shpejt e shpejt kasollen e tij.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Ndërkohë derrkuci i dytë vendosi ta ngrinte kasollen e tij me shkopinj e dërrasa. Edhe pse jo aq thjeshtë dhe lehtë sa ajo me kashtë, edhe për të ngritur një kasolle me shkopinj e dërrasa nuk duhej dhe aq mund. Derrkuci i dytë e ngriti kasollen duke kënduar pothuajse të gjithë kohën.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Derrkuci i tretë, ai më i vogli, u mendua gjatë. Kashtë dhe thupra kishte ngado. Ai vendosi të ngrinte një shtëpizë të fortë e të bukur. Një shtëpizë nuk ngrihet me kashtë; nuk ngrihet as me thupra. Ai vendosi të ngrinte një shtëpi me me themele e mure të forta.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Nuk vonoi dhe një ditë, ujku trokiti në derën e kasolles me kashtë. Derrkuci i madh nuk e hapi derën. Ujku mori frymë thellë dhe me një të shfryrë kashta fluturoi në qiell. Derrkuci ia mbathi me të katra. Ujku u shkulsë qeshuri dhe u drejtua tek kasollja me thupra e derrkucit të dytë. I dha një të shtyrë kasolles me thupra dhe e rrëzoi në tokë. Të dy vëllezërit derrkucë arritën pothuajse në një kohë tek shtëpiza e vëllait të vogël.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Edhe ujku arriti në shtëpizën me tulla. Ai trokiti në derë.

-Vëllezër derrkucë, lermëni të futem, -tha ujku.

Tre vëllezërit derrkucë nuk e hapën derën. Ujku mori vrull që ta rrëzonte me forcë shtëpinë, por nga përplasja, kockat po i thyheshin.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Ujku u vërtit rreth dhe qark shtëpizës që të futej brenda, por më kot. Ajo ishte një shtëpi e ngritur me lodhje e mundim, me themele të thellë e mure të fortë. Ujkut nuk i mbeti gjë tjetër veçse të provonte të ngjitej në çati e të futej nga oxhaku. Ai u lëshua në oxhak dhe u tmnerrua kur pa një kazan që vlonte në vatër.

Njëri nga derrkucët e nxorri nga kazani.

-A do të na ngacmosh herë tjetër?

Ujku u betua se nuk do t’i ngacmonte më kurrë. Të tre derrkucët e lanë ujkun të shkonte. Që të tre qëndruan në shtëpinë me tulla që nuk mund të rrëzohej lehtë e nuk mund t’i prekte kush.

derrkucët" shqipëruar nga Taulant dhe Eri Tafa. Botime Velleuerit Tafa. Perralla ime

Per perralla te tjera

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix16 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore17 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar19 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix19 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar20 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar21 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix21 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore22 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix23 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook