Mix
FOTOT/ Puka e mbuluar nga petku i bardhë i dëborës, pamje që nuk duhen humbur!
Gjithçka duket se i është ‘dorëzuar’ bardhësisë së dëborës. Pamjet që shihni vijnë nga një zonë e Shqipërisë, bëhet fjalë për Pukën.
Puka, e cila ndodhet 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Ky qytet alpin mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.
Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.