Lidhu me ne

Radar

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi paguan para që të shpërndajë deklaratën e tij

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është gjendur mes polemikave pas deklaratës gjatë një emisioni televiziv, se sipas thënieve të një kryetari dege, 60% e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11, nuk dinë se çfarë kanë firmosur, pasi shumë prej tyre “u është vënë një teke raki përpara”. 

Kjo deklaratë ka sjellë reagime shumë të ashpra në rrjetet sociale, por edhe nga eksponentë të PD-së, që kanë kërkuar dorëheqjen e tij. 

Kjo ka bërë që Bardhi të reagojë, duke bërë prapaktheu dhe duke deklaruar se ato që ai ka thënë në emision, janë raportuar në mënyrë të pavërtetë nga mediat dhe se atij “i kanë vënë në gojë fjalë që nuk i ka thënë”. 

Këtë reagim në rrjetin social, Facebook, Bardhi e ka sponsorizuar me para (foto më poshtë), në mënyrë që të shihet nga më shumë persona. 

Nga një kërkim i TPZ në llogarinë e reklamave të Bardhit, të cilën Facebook e bën transparente për çdo përdorues, shihet se Sekretari i Përgjithshëm, veç këtij rasti, i ka përdorur sponsorizimet me para, në këtë rrjet social, mjaftdendur. Kështu, nga marsi 2021 deri në nëntor 2021, llogaria e Bardhit ka shpenzuar 3367 dollarë për sponsorizime. 

Në klimën e luftës së ashpër që ka shpërthyer në PD, me sa duket, Sekretari i Përgjithshëm, ka nevojë të paguar para, në mënyrë që deklaratat e tij të mbërrijnë tek demokratët. Foltorja dhe audienca shumë e lartë e Sali Berishës, duket se ka lënë në hije shumë prej eksponentëve të PD, veçanërisht atyre që posedojnë deri tani vulën e partisë! 

Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi
Foltorja ia ka çuar audiencën në pikiatë/ Gaz Bardhi

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook