Mix
Barbados republika më e re në botë, shpall Rihanna-n heroinë kombëtare
Mesnata e 29 nëntorit shënoi fundin e monarkisë në Barbados, ishull në rajonin e Karaibeve në Amerikën Qendrore.
Shteti me gati 300 mijë banorë largoi mbretëreshën britanike Elizabetën e dytë si kryetare, ndërsa flamuri standard mbretëror u ul në kryeqytetin Brixhtaun, në një ceremoni që korrespondoi me 55 vjetorin e pavarësisë.
Deim Sandra Meisën u betua si presidentja e parë Barbadosit, e zgjedhur me dy të tretat e votave në parlamentin e vendit.
“Ne, qytetarët, duhet t’i japim Republikës së Barbadosit frymën dhe substancën. Ne jemi rojtarët e njëri-tjetrit dhe të kombit tonë”, tha presidentja në fjalimin drejtuar popullit.
Në festimet e republikës më të re në botë ishte i pranishëm edhe Princi Çarls, përfaqësues i kurorës mbretërore britanike.
Hera e fundit që Mbretëresha Elisabet është larguar si kryetare shteti ishte viti 1992 kur ishulli i Mauritius në oqeanin Indian u shpall republikë.
Gjatë ceremonisë së vendosjes së Republikës, kryeministrja Mia Matli, deklaroi Rihannën si heroinë kombëtare, artiste e lindur në Barbados dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht.