Radar
Arqipeshkvi i ri, Meta: I bindur plotësisht se Arjan Dodaj do e përmbushë me sukses misionin e ngarkuar!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur emërimin e Imzot Arjan Dodajt në detyrën e Arqipeshkëvit të Arqidioqezës Tiranë – Durrës.
Meta shprehet i bindur ku thotë se imzot Dodaj, do të përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re.
Postimi i plotë:
E mirëprita me gëzim lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj, në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës.
Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re.