Lidhu me ne

Mix

Ushqime që ju mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut

Hipertensioni është një nga sëmundjet më të përhapura në botë për shkak të stilit jo të shëndetshëm të jetesës. Ndryshimet në stilin e jetesës janë të domosdoshme për uljen e tensionit të lartë.

Disa prej shkaqeve ose faktorëve më të zakonshëm që kontribuojnë në rritjen e tensionit të gjakut janë: mbipesha, faktorët genetikë, pirja e tepërt e alkolit, sasitë e larta të kripës, mungesa e aktivitetit fizik.

Faktorë të tjerë janë : stresi, kontraceptivët, medikamentet kundër dhimbjeve dhe sëmundjet e veshkave. Tensioni i gjakut rritet gjatë dimrit sepse temperaturat e ulëta ngushtojnë enët e gjakut dhe qarkullimi i tij bëhet më i sforcuar. Në këtë artikull do të mësoni për alternativat natyrale që ju ndihmojnë të ulni tensionin e lartë të gjakut.

Limoni

Limoni është një nga kurat më të mira kundër tensionit të lartë të gjakut. Ai i bën enët e gjakut më fleksibël, ndërkohë që vitamina C eliminon radikale te lira. Limoni ul edhe nivelin e triglicerideve, gjë që ndikon tek mëlçia, nxit shtimin në peshë dhe ndikon tek tensioni.

Farat e Shalqinit

Farat e shalqinit përmbajnë substanca që zgjerojnë kapilarët e gjakut por edhe përmirësojnë funksionet e veshkave. Ky rol nxit në uljen e tensionit të gjakut, madje ndihmon edhe kundër artritit. Në një filxhan me ujë të zier, hidhni dy lugë çaji me fara të shtypura të shalqinit. Lërini në ujë për një orë dhe më pas konsumoni katër lugë gjelle në intervale të ndryshme gjatë ditës.

Hudhra

Hudhra qetëson enët e gjakut dhe stimulon prodhimin e acidit nitrik. Ekspertët rekomandojnë konsumin e një deri në dy thelbinj hudhër të shtypur me dorë. Shtypja çliron një substancë që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul tensionin ndaj zemrës.

Banania

Bananja është një burim i pasur i kaliumit që zbut efektet e kripës në organizëm. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një deri në dy banane në ditë kundër tensionit të lartë të gjakut.

Selinoja

Substancat përbërëse të selinosë qetësojnë muskujt dhe arteriet dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut. Këto substanca ulin nivelin e hormoneve të stresit që ngurtësojnë enët e gjakut dhe rrisin tensionin. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një kërcelli selino në ditë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook