Aktualitet
“Shumica e demokratëve janë kundër Bashës”/ Agron Shehaj: Rama po e mbron se është më i dobëti
Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se interesi i kryeministrit Edi Rama është që të mbajë PD-në të përçarë.
Në një dalje për mediat, i pyetur nëse Rama nëpërmjet mediave po mbron figurën e Bashës, Shehaj theksoi se Rama mbron palën më të dobët dhe në këtë rast kreun e PD.
“Mediat e pushteti mbrojnë më të dobëtin. Interesi I Ramës është të mbajë gjallë të përçarë PD-në, ndaj dhe mbron palën më të dobët, Lulzim Bashës.
Që nga koha kur kandidova për kreun e PD, u përjashtova nga PD. Mua s’më është thënë asgjë. Zëre se mbështetja që kam patur brenda PD ishte inekzistente, e parëndësishme.
Demokratët duan ndryshim, duan Kuvendin në datën 11 dhjetor dhe unë do të jem aty sepse mendoj se është legjitim. Ka një përçarje brenda PD dhe pjesa më e madhe janë kundër Bashës”, tha Shehaj.