Radar
Omicron, mjekja që e zbuloi: Më ngjitës, por është më i butë!
Mjekja nga Afrika e Jugut, doktoreshë Angelique Coetzee ishte ajo që e pikasi e para variantin e ri të koronavirusit, të pagëzuar me emrin Omicron, e dha alarmin. Megjithatë, ajo pohoi për mediat britanike se ndonëse simptomat e tij janë të pazakonta, ato janë të buta.
Sipas Coetzee, ajo e kuptoi se dicka nuk shkonte kur pacientët vërshuan në klinikën e saj private në fillim të këtij muaji me simptoma të Covid-19 që nuk kishin kuptim të menjëhershëm. Mes tyre kishte të rinj të prejardhjeve dhe etnive të ndryshme me lodhje intensive.
Ata shfaqnin shenja lodhjeje, e madje një 6 vjecar pati tension shumë të lartë, por asnjëri nuk kishte vështirësi me shijen dhe nuhatjen. “Simptomat e tyre ishin kaq të ndryshme dhe kaq të buta nga ato që kisha trajtuar më parë.
Kemi pasur një rast shumë interesant, një fëmijë, rreth gjashtë vjeç, me temperaturë dhe tension shumë të lartë, dhe pyesja veten nëse duhet ta pranoja. Por kur e ndoqa dy ditë më vonë, ajo ishte shumë më mirë”, u shpreh mjekja, e cila shtoi se pacientët e saj ishin të gjithë mirë, por është e shqetësuar se mos ky variant mund të prekë më shumë personat e moshuar e me sëmundje shoqëruese.