Lidhu me ne

Radar

Adriana Matoshi tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën!

Adriana Matoshi tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë.

Matoshi thotë se para nëntë vitesh kur ka zbuluar tumorin ishte shtatzënë.

Matoshi shprehet se e kuptoi që iu rikthye sërish tumori, teksa gjatë ditëve të fundit ka ndjerë shumë lodhje, ndërsa ka menduar se vinte për shkak të angazhimeve.

Aktorja e njohur ka shkruar se do të kalojë më shumë kohë me familjen dhe njerëzit e afërt. Mesazhin prekët ajo e mbyll duke thënë të mos e harrojmë asnjë moment të duam jetën.

Postimi i plotë:

Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete.

Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…

Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…

I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

JU DUA FORT 

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.

N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja.

MË TEPËR

Kioske7 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske7 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar7 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix7 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix8 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar8 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix8 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske8 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet8 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore8 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook