Lidhu me ne

Mix

“Ushqimi i mbretërve”, arsyet pse duhet të hamë arra!

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Përfitimet nga konsumi i arrave:

Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Ushqim për flokun: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë.

Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

Arrat janë një ushqim i pazëvendësueshëm që mund të shtohen në sallatë, mund të gatuani pulën me to, mund t’i shtohen kosit etj. Të shijshme dhe të shëndetshme në të njejtën kohë. Së fundi, ekspertët thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.

Por, shkencëtarët rekomandojnë që edhe kjo sasi të konsumohet me kujdes sepse përmban kalori dhe për shumë njerëz mund të ndikojnë në shtimin në peshë.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook