Lidhu me ne

Mix

Çfarë Është Strabizmi?

-Strabizmi është një sindromë okulo-motore ku njëri sy zë një pozicion anormal në raport me syrin tjetër. Ky quhet shtrembërim i syve ose (skint deviation), kur boshti i tij i shikimit nuk kalon më në pikën e fokusimit, por në një zonë tjetër të retinës duke dhënë një imazh jo të qartë në tru!Kur një objekt hyn në fushën tonë pamjes, imazhi i tij formohet në një zonë periferike të retinës që e lokalizon atë. Kjo, pasohet me një spostim të syrit që fikson imazhin në zonën qendrore të retinës, ku shikimi është më i qartë (pra në makula). Nga syri, imazhi transferohet në tru ku përpunohet.-Truri krijon një imazh të vetëm të qartë të tij falë një procesi psiko-sensor, kortikal, të quajtur “bashkim ndijor” (fuzion). Nëse kjo nuk ndodh, shikimi do të përqendrohet tek syri dominant dhe tjetri do të ketë një pamje të ulët (sy dembel).

Për shkak se dy imazhet e të njëjtit objekt duhet të bashkohen, të dy sytë duhet të përqendrohen në mënyrë të barabartë në këtë objekt dhe ta lokalizojnë atë në një drejtim të vetëm. Në rast të kundërt kemi diplopi (shikim të dyfishtë)-PARANDALIMI I STRABIZMITNë heterophori ekziston një devijim relativ i akseve vizuale i cili kontrollohet nga mekanizmi i fuzionit( shtrembërim i fshehur, i cili zbulohet gjatë vizitës me mjekun okulist), ndërsa në heterotropi ekziston një devijim i dukshëm i akseve vizuale( zakonisht shtrembërimi dallohet nga prindërit e femijës)

Për të kuptuar prejardhjen e shtrembërimit, i cili vjen si pasojë e anomalive neuro-muskulore, është gjithashtu e nevojshme të shqyrtojmë ata faktorë që përcaktojnë pozicionin relativ të akseve te shikimit.Faktorët anatomikë: Orientimi, madhësia dhe forma e orbitave; madhësia dhe forma e syrit; vëllimi dhe sasia e indit retrobulbar; funksionimi i muskujve të syve, elasticiteti dhe struktura e ligamenteve te orbitës. Për tu përmendur janë edhe faktorë nervorë, të cilët përfshijnë të gjitha impulset nervore që arrijnë në sy.Sistemi vizual, në gjashtë muajt e parë të jetës, është jashtëzakonisht i brishtë ndaj është e rëndësishme që të zhvillohet në mënyrën më të mirë. Lidhjet me sistemet e tjera, dëgjimore-njohëse dhe motorike fillojnë nga shikimi.-Një vonesë në këtë moshë për çdo lloj patologjie, do të krijojë problem fizik dhe psikologjik tek fëmija në ndërtimin e ekuilibruar të personalitetit të tij.Ne kemi ndërtuar një kalendar të saktë për parandalimin:– 6-8 MUAJ Gjatë kryerjes së vizitës përdoret një instrument me rreze infra të kuqe, i cili na lejon, diagnostikimin e prezencës së një defekti të refraksionit.– Vizita pas moshës 3 vjeç– Vizita 3 muaj përpara fillimit të shkollësNjë devijim i tërthortë shkakton një ulje te shikimit të një syri, i cili duhet të rikuperohet me teknika të ndryshme; pasoja tjetër është një ndryshim ndijor që do ta bëjë më të vështirë shërimin e plotë.Këshilla e mjekes Giovanna Cattini është: Diagnostikoni sa më herët strabizmin tek fëmija juaj në mënyrë që edhe teknikat e trajtimit të funksionojnë me efikasitet të plotë.

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar24 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook