Lidhu me ne

Radar

Albana Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie, qeveria ka dështuar të mbrojë gratë e fëmijët

Albana Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie, qeveria

Lidhja Demokratike e Gruas Shkodër ka organizuar një takim sensibilizues në kuadër të 16 ditëve ndërkombëtare të aktivizimit për dhunën në familje.

Në fjalën e saj, kryetarja e Lidhja Demokratike së Gruas, Albana Vokshi u ndal në situatën e përkeqësuar të dhunës në familje në Shqipëri.

Ajo u shpreh se shifrat e dhunës rriten çdo vit, ndërsa kujtoi se gjatë 2020 u raportuan mbi 200 raste më shumë se në 2019.

“Të gjithë institucionet heshtin, gratë ministre heshtin, deputetet e maxhorancës heshtin… Dhuna po gjen terren në një Shqipëri që po gjunjëzohet nga varfëria e papunësia gjithnjë e në rritje. Gratë e fëmijët janë ata që vuajnë më shumë keqqeverisjen pasi cdo ditë pësojnë dhunë sistemike: verbale, psikologjike, fizike, institucionale. Përtej fasadës shumgjyrëshe të propagandës me numrin e grave në Qeveri e Parlament, gratë e fëmijët janë viktimat më të mëdha të shoqërisë shqiptarë. Për fat të keq moszbatimi i ligjeve për të  mbrojtur jetën e grave fillon tek instucionet, agjencitë të cilat luftën kundër dhunës e kanë kthyer në një propagande zyrtare shifrash dhe poltikbërjeje në favor të qeverisë”, u shpreh Vokshi.


Deputetja soli edhe shifrat e një studimi të OSBE, që i cilësoi tronditëse: 67% ose 1 milionë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune.

“Pse ndodh kjo? Sepse mekanizmi i referimit të dhunës në familje është jo funksional: as policia, as organi akuzës, as gjyqësori, as pushteti vendor, as pushteti qendror as Parlamenti nuk po bëjnë punën e tyre si duhet… e viktimat janë gratë e fëmijët. Institucionet shtetërore shpesh nuk mbrojnë gratë, por dhunuesit me lidhje me pushtetin. Çështjet e dhunës duhet të kthehen në prioritet të axhendës së kurrikulës së edukatës qytetare  nëpër shkollat nëntëvjeçare dhe ato të mesme. Ne po rrisim breza të predispozuar ndaj  dhunës dhe për shkak të një edukimi arsimor të cunguar”, vijoi më tej.

“Kur Shoqëria civile ka mbetur pa zë e media censurohet çdo ditë, roli I grave të LDGSH si misionare të shpresës është edhe më i madh.  Mbrojtja e grave, vajzave dhe fëmijëve nga dhuna duhet të kthehet një kauze kombëtare jo me fushata dy javore por në çdo ditë vitit. Politikat dhe ligjet kundër dhunës nuk duhet të kenë përkatësi partiake, por një frymë të paluhatshme bashkëpunimi dhe vullneti pozitiv.  Dhuna ndaj grave nuk mund të luftohet vetëm me ligje të forta por me institucione të forta, shtet social, arsim e shëndetësi të konsoliduar, por dhe nga media profesionale të pavarura. Një familje e shëndetshme, me harmoni e padhunë”, u shpreh Vokshi.

Lorena Bardeli, përgjegjëse e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, strehimit dhe sbëndetit publik, Bashkia Shkodër informoi zonjat e pranishme për situatën e dhunës në familje në bashkinë Shkodër, masat e marra nga ana e bashkisë dhe mungesën e mbështetjes nga ana e Qeverisë edhe pse ligji e përcakton qartë.

Denada Shpuza, Drejtore Qendra Sociale Hapa të Lehtë theksoi mbështetjen që i ofron organizata që ajo drejton grave dhe rasteve të paraqitura pranë qendrës. Ajo paraqiti raste konkrete të dhunës në familje, se si ato marrin shërbime dhe si referohen drejt destinacionit për ti dhënë zgjidhje. “Qeveria ka munguar mbështetjen në suportin që i jepet grave dhe vajzave të prekura nga dhuna për ofrimin e sherbimeve psikosociale, mbështetje ligjore”, tha ajo.

Senida Dragusha, Specialiste Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Shkodër u ndal në raste konkrete që has çdo ditë në punën e saj. Ajo përshkroi gjendjen psikologjike të fëmijëve në momentin që ato bëhen pjesë e institucionit. “Vështirësitë se si këto fëmijë të prekur nga dhuna mund të reabilitohen për tu bërë një kontigjent i mirë dhe i dobishëm për një shoqëri me të ardhme dhe shpresë”, u shpreh Dragusha.

Albana Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie, qeveria
Albana Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie, qeveria
Albana Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie, qeveria

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook