Lidhu me ne

Kioske

Kur Ilir Beqja shijon spektaklin e Drejtësisë së re

Kur Ilir Beqja shijon spektaklin e Drejtësisë së re

Enton Abilekaj/ Dosja.al

Shfaqja me domethënese për Reformën në Drejtësi është konferenca e sotme me donatorët. Bledi Çuci, nuk mund t’i bënte dhuratë më të bukur Ilir Beqjes, se sa ta prezantonte në ditën e parë të punës, si njeriun e besuar për të menaxhuar ndihmat e BE dhe SHBA. Madje, ambasadorët ishin aty, për ta përshëndetur këtë gjetje gjeniale të qeverisë. Folën për donacionet dhe për luftën e ashpër kundër korrupsionit që do bëhet nga Drejtësia e re, ndërsa Ilir Beqja miratonte.

Më 2 padi në SPAK, që prej muajsh po hetohen, për dëme qindramilionë eurosh, me një dështim spektakolar në zgjedhje, ku nuk arriti të merrte as mandatin e vet në Shkodër, Beqja rikthehet në tryezën e zotërinjve, si vendimmarrës dhe administrator i qindramilionë eurove të tjera. Jo vetëm kaq, por tutorët e Drejtësisë që po e heton, janë aty për ta mbështetur.

Ata që hyjnë nëpër dyert e SPAK si në zyrën e tyre, që flasin për çdo çështje në takime private me prokuroret specialë, jane duke uruar per detyren e re, ish-ministrin e paditur për 2 koncesione, njërin prej të cilëve, me vlerë 120 milionë euro, ia ka dhënë pronarit të një kioske në Berat. Prokurorët që i ka zgjedhur maxhoranca, që i urdhërojnë ose i shantazhojnë me telefon nga Kryeministria, që edhe kur duan të bëjnë ndonjë veprim të guximshëm, presin ambadasoren amerikane në zyrë, sigurisht që pas kësaj nuk mund të çojnë në Gjykatën Speciale, Ilir Beqjen.

Çështjet e tij do të mbyllen dhe pastaj ai e ka rrugën e hapur për t’u bërë edhe ministër i Drejtësisë, që ta drejtojë vetë, me dorë të hekurt Reformën në Drejtësi. Kohë në dispozicion ka plot, pasi vetëm shtyrja e Vettingut do të jetë 3-vjeçare. Reforma 5-vjeçare, e paprecedentë për emrin reformë, do të zgjasë të paktën 3 vjet, me kërkesën e maxhorancës dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Pavarësisht se Kushtetuta e parashikon të përfundojë në mars, të mos ketë më komisione të Posaçme dhe Vettingu të kthehet në normalitet, pavarësisht se në 2016 u premtua se rezultatet do të ishin të shpejta dhe “peshqit e mëdhenj” do të përfundonin në rrjetë, po kërkohet akoma më shumë kohë, jo për të ngritur ndërtesën, por për të shtuar gërmadhën.

Pallati i Drejtësisë vazhdon të jetë bosh. Peshkimi i cironkave dhe zmadhimi i tyre me efekte speciale për t’u dukur peshq të mëdhenj, konkuron nga falsiteti dhe ilariteti me fotot e dëshpëruara për pëlqime të instagramit. Peshqit e mëdhenj, jo vetëm nuk janë kapur, por kanë marrë në kontroll rrjetat dhe peshkojnë gjahtarët, duke na treguar pa filtra luftën për kontrollin e Drejtësisë. Luftë që po bëhet brenda grupeve të maxhorancës. Është pikërisht për shkak të kësaj lufte të brendshme të maxhorancës dhe jo për ecurinë e reformës, që po kërkohet të shtyhet Vettingu, i garantuar në Kushtetutë nga KLGJ dhe KLP.

Përfshirja me zell e ambasadorëve në këtë betejë brenda PS për të patur sa më shumë institucione dhe të emëruar në kontroll, ishte sot më evidente se kurrë. Ata, si zyrtarë të bindur të qeverisë, u reshtuan në krah të një personi në hetim dhe i premtuan mbështetje me fonde, besim në menaxhimin e tij, ndërsa Akademia e Transparencës, e thelemeluar në 15 janar nga Ambasada e SHBA dhe USAID, publikon propozimin që E-Albania të marrë çmim ndërkombëtar.

Me e keqja është që në këtë betejë të brendshme të PS, po i kërkohet edhe opozitës të sillet si fraksion në mbështetje të Edi Ramës. Dhe më e keqja akoma është që Partia Demokratike zyrtare po e konsideron si një mundësi, duke parë një përfitim politik, ose jopolitik, ende të pakuptueshëm nga publiku.

Me shëmtinë e vet, me shëmtinë e së vërtetës, shfaqja e sotme e ambasadorëve, shërbeu për t’i vënë kapakun dyshimeve se parodia e shëmtuar që na është dhënë sot është vetëm imitacion i Reformës në Drejtësi të premtuar 5 vjet më parë. Nëse do të ketë fatin e imitacioneve lindore që shiten në Perëndim, mund të shërbejë të paktën për tu afruar me BE. E sigurtë është që nuk do t’i shërbejë vendosjes së Shtetit të së Drejtës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal14 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar15 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike17 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet17 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske18 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar18 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar18 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar18 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook