Lidhu me ne

Mix

20 sëmundjet që shëron bananja

Mësoni arsyet përse duhet ta konsumoni bananen pa u menduar gjatë!

Banania ndihmon apo parandalon një mori sëmundjesh dhe gjendjesh, duke u bërë kështu diçka që duhet shtuar në dietën tonë ditore.

Nervat

Bananet janë të pasura me vitaminë B që ndihmojnë në qetësimin e nervave. Vitamina B6 përmban dhe rregullon nivelet e glukozës në gjak, të cilat mund të ndikojnë në gjendjen tuaj emocionale.

Anemi

E pasur me hekur banania mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në raste të anemisë.

Depresioni

Sipas një studimi të kryer nga ‘Mind’ në mes të njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë prej tyre janë ndier më mirë pasi kanë ngrënë banane.

Kjo është për shkak se bananet përmbajnë triptofan, një lloj i proteinës që trupi e shndërron në serotonin që njihet si relaksues, përmirësues i gjendjes emocionale dhe në përgjithësi të bënë të ndihesh më i kënaqur.

Shtypja e gjakut

Ky frut unik tropikal është ekstremist i pasur me potasium dhe me sasi të vogël të kripërave, duke e bërë të përsosur për të mundur shtypjen e gjakut.

Dhimbjet e kokës

Përgatitni një “milk shake” me banane duke e përzier atë edhe me mjaltë. Banania e qetëson stomakun, kurse me ndihmën e mjaltës rrisni nivelet e zvogëluara të sheqerit në gjak derisa qumështi zbut dhe rihidron sistemin tuaj.

Sëmundja e mëngjesit

Kjo manifestohet në fillim të shtatzënisë ku gratë kanë të vjella në mëngjes. Me ngrënien e bananeve në mes të ushqimeve ditore ndihmon që nivelet e sheqerit në gjak të rrinë në nivel dhe kështu shmang sëmundjen e mëngjesit.

Pickimet e mushkonjës

Para se të aplikoni kremin kundër pickimit të mushkonjës, provojeni të fërkoni të brendshmen e lëkurës së bananes përmbi vendin ku jeni pickuar. Shumë njerëz kanë treguar se është shumë e suksesshme në zvogëlimin e të ënjturës dhe iritimit.

Truri

200 studentë në shkollën Twickenham në Angli janë ndihmuar në provimet e tyre gjatë vitit duke u shërbyer banane në mëngjes, pushim të gjatë dhe gjatë darkës, duke mundur kështu që të shtojnë fuqinë e trurit të tyre. Hulumtimet tregojnë se ky frut i pasur me potasium mund të ndihmojë mësimin, duke i bërë nxënësit më syhapur.

Tretja

Banania ndihmon që të ktheni aktivitetin e jashtëqitjes në gjendjen e rregullt dhe kështu ju e kaloni problemin e kapsllëkut pa pasur nevojë për laksative.

Ulcerë

Banania përdoret si ushqim kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të materies së butë të saj. Gjithashtu, neutralizon aciditetin e tepërt dhe zvogëlon iritimin e mbështjellësit të stomakut.

Kontroll të temperaturës

Shumë kultura të tjera e shikojnë bananen si frut freskues që mund të ulë si temperaturën fizike ashtu edhe atë emocionale tek nënat që presin të lindin. Për shembull në Tailandë nënat shtatzëna hanë banane për të siguruar që fëmijët e tyre lindin me temperaturë “të freskët”.

Çrregullimet

Është një formë e depresionit që ndodh tek disa njerëz gjatë ndonjë sezoni sidomos kur janë më pak të ekspozuar në diell. Bananet ndihmojnë ata që vuajnë nga kjo gjendje, për shkak se ato përmbajnë triptopan, rregullues natyral i gjendjes emocionale.

Duhanpirja

Bananet gjithashtu ndihmojnë ata që provojnë të lënë duhanin. Vitaminat B6 dhe B12 që përmbajnë gjithashtu potasium dhe magnez, ndihmojnë trupin të shërohet nga shkëputja e efekteve të nikotinës.

Stresi

Potasiumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e të rrahurave të zemrës, dërgon oksigjen në tru dhe rregullon balancën e ujit në trup. Kur jemi të stresuar ritmi i metabolizmit shpejtohet kështu duke zvogëluar nivelet e potasiumit. Këto mund të ribalancohen me ndihmën e bananeve që janë shumë të pasura me potasium.

Sulmet në tru

Sipas hulumtimeve në The New England Journal of Medicine, të hani banane si pjesë normale e dietës mund të zvogëloni dukshëm rrezikun e vdekjes nga pika në tru për gati 40%.

Lythat

Ata të cilët ndjekin alternativat natyrale thonë se nëse doni të vrisni një lyth merrni lëkurën e bananes dhe vendose në lyth duke e lënë pjesën me ngjyrë të verdhë të lëkurës përmbi. Shtrëngoje lëkurën në vend me shirit ngjitës (izolues) dhe shërohu nga lythat!

Djegiet e stomakut

Bananet kanë efektin natyral antiacid në trup e nëse vuani nga thartira provo të hash banane për t’u çliruar.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook