Lidhu me ne

Mix

Studimi i ri: Ëndrrat pasqyrojnë kujtimet tona, por parashikojnë edhe ngjarjet e së ardhmes

Ëndrrat që shohim në gjumë janë rezultat i një procesi që kombinon shpesh fragmente të përvojave të shumta të jetës dhe që parashikon ngjarje të ardhshme.

Në këtë përfundim ka arritur një studim më i fundit mbi to.

Rezultatet e studimit në fjalë, tregojnë se 53.5% e ëndrrave kishin të bënin me kujtimet e personit që i sheh ato, dhe gati 50 për qind e raporteve me një burim kujtesën, ishin të lidhura me përvoja të shumta të së kaluarës.

Po ashtu, studimi zbuloi se 25.7% e ëndrrave, kishin të bënin me ngjarje specifike të afërta, dhe 37.4 % të ëndrrave me një burim të ardhshëm ngjarjesh, gjithashtu kishin të bënin me një ose më shumë kujtime specifike të përvojave të kaluara.

Në studim u vure se ëndrrat e orientuara drejt së ardhmes, u bënë proporcionalisht më të zakonshme më vonë gjatë natës.“Njerëzit janë përpjekur shumë për mijëra vjet që të gjejnë kuptimin që anë ëndrrat”- tha studiuesja kryesore Erin Uomsli, që ka një doktoraturë në neuroshkencën njohëse në Departamentin e Psikologjisë Universitetin Furman në Karolinën e Jugut, SHBA.

“Me këtë studim ne paraqesim prova të reja, se ëndrrat pasqyrojnë një funksion të përpunimit të kujtesës. Edhe pse prej kohësh ëndrrat përfshijnë fragmente të përvojës së kaluar, të dhënat tona sugjerojnë se ëndrrat parashikojnë gjithashtu ngjarje të mundshme në të ardhmen”- thekson ajo.

Studimi përfshiu 48 studentë që e kaluan natën në laborator për vlerësimin e gjumit brenda natës, duke përdorur polisomnografinë. Gjatë natës, pjesëmarrësit u zgjuan deri në 13 herë, për të raportuar mbi përvojat e tyre gjatë gjumit. Mëngjesin e ditës tjetër, pjesëmarrësit identifikuan dhe përshkruan burimet e jetës reale për secilën ëndërr të raportuar mbrëmjen e mëparshme. Në total u analizuan 481 raport mbi ëndrrat.

“Ky është një përshkrim i ri se si ëndrrat frymëzohen nga burime të shumta të jetës reale, duke përdorur fragmente të përvojës së kaluar, për të ndërtuar skenarë të rinj që parashikojnë ngjarjet e ardhshme”– shprehet Uomsli.

Sipas studiueses, rritja proporcionale e ëndrrave të orientuara drejt së ardhmes,gjatë pjesës së mëvonshme të gjumit, mund të diktohet nga afërsia kohore me ngjarjet e ardhshme. Ndërsa këto ëndrra përshkruajnë rrallë në realitet ngjarjet e ardhshme, aktivizimi dhe ri–kombinimi i fragmenteve të kujtesës që lidhen me të ardhmen mund të shërbejë si një funksion adaptues. 

MË TEPËR

Kioske42 minuta më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix49 minuta më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar3 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix3 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar4 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar6 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix6 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore7 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix7 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook