Mix
Mëngjesi i artë i Kendall Jenner, cila është gjëja e parë që supermodelja ha çdo ditë
Disa vite më parë, supermodelja Kendall Jenner ndoqi një dietë të rreptë për dy muaj para debutimit në Victoria’s Secret Fashion Show. Filloi duke bërë ushtrime intensive, të cilat i vazhdoi për një kohë të gjatë, ndaj edhe aktualisht gjithçka e mban nën kontroll për të qenë në formë të shkëlqyer fizike. Sa herë që ka për të sfiluar në një pasarelë, kujdesi në atë periudhë është dyfishuar.
Trajneri personal i Jenner zbuloi se mëngjesi i modeles është plot me fibra dhe proteina: vezë me avokado dhe një tas i mbushur me drithëra. Modelja vrapon nga një takim në një tjetër gjatë ditës dhe e ka të vështirë të gjejë kohë për një drekë të mirë, kështu që vakti i parë e mban të ngopur deri në orën 5 ose 6 pasdite, kur ajo ha drekën. Por gjatë orëve të gjata, Kendall porosit edhe snack, si bajame apo lëngje të freskëta frutash.
Megjithatë, duket sikur mëngjesi është vakti më i mirë dhe më i rëndësishmi se çdo vakt tjetër.
Kështu, nëse po trajnohesh për show-n e VS (lol), ose edhe thjesht do të dukesh si Kendall, sigurohu që të kesh gati dy vakte në mëngjes, duke përfshirë shumë fibra që të mbajnë të ngopur gjithë ditën.