Lidhu me ne

Mix

“Lot m’dalin nga dhimbja e variçeve, si t’i heq qafe?”

Një studim i ri tregon se gjatësia juaj mund të luajë rol të rëndësishëm në krijimin e variçeve.

“Çdo 4 centimetra lartësi rrit rrezikun e shfaqjes së variçeve në venat tuaja me rreth 25%”, tha studiuesi Dr. Erik Ingelsson, një profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Shkollën e Mjekësisë të Stanford University”.

“Ne kemi dëshmi mjaft të fuqishme se gjatësia e lidhur me gjenetikën është një rrezik i madh i krijimit të variçeve“, tha Ingelsson, megjithëse studimi nuk ka provuar përfundimisht shkakun e vërtetë.

Variçet janë të fryra, të përdredhura, vena që mund të shihen vetëm nën sipërfaqen e lëkurës. Ato janë shpesh ngjyrë vjollcë e errët ose blu dhe më shpesh shfaqen në këmbë.

“Variçet nuk rrisin rrezikun për sulme në zemër apo ishemi të trurit”, shpjegoi kardiologu Dr. Nieca Goldberg, në New York City. “Por variçet mund të shkaktojnë kruarje ose të bëhen të dhimbshme dhe mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve”, shtoi ajo.

Rreth 25% e grave dhe 15% të meshkujve preken nga venat varikoze apo siç quhen ndryshe variçet.

Si formohen variçet?

“Venat janë të dizenjuara për të shpejtuar rrjedhjen e gjakut deri në zemër, me valvola një-kalimshe që nxisin rrjedhjen e gjakut”, tha Goldberg.

Kur këto valvola të njëanshme fillojnë të dështojnë, gjaku mund të fillojë bashkimin e venave, duke shkaktuar rritje dhe shtrirje në muret e venave. Është e njohur se ka faktorë gjenetikë të përfshirë në zhvillimin e variçeve, tha Ingelsson.

Por nëse keni një histori familjare atëherë mundësia për t’u sëmurur është më e madhe.

Për të shqyrtuar faktorët e mundshëm të rrezikut nga variçet, hulumtuesit analizuan shëndetin e më shumë se 413,000 njerëzve të moshës 40-69 vjeç në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo përfshinte një paraqitje të shënuesve gjenetikë për më shumë se 337,000 prej atyre pjesëmarrësve, duke përfshirë rreth 9,600 të tyre me variçe.

Hulumtuesit konfirmuan një sërë faktorësh të njohur të rrezikut, duke përfshirë moshën, gjininë, obezitetin, shtatzëninë dhe historinë e trombozës së thellë.

Por kur ata rendisnin njerëzit me gjatësi, gjetën se ata me gjatësi më të madhe kishin 74% më shumë gjasa për të pasur variçe se njerëzit me gjatësi mesatare apo të shkurtër.

Hulumtuesit gjetën gjithashtu një korrelacion të fortë gjenetik midis trombozës së thellë dhe variçeve.

Nëse jeni më i gjatë, ju keni presion më të lartë poshtë në venat tuaja”, tha ai. “Venat po e shtyjnë gjakun deri në zemër. Nëse jeni i gjatë, kjo krijon më shumë presion“.

Njerëzit e gjatë mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të variçeve duke veshur çorape shtrënguese, veçanërisht nëse ata shpenzojnë shumë kohë në këmbë”, tha Goldberg. “Variçet që janë bërë shumë të pakëndshme mund të hiqen në mënyrë të sigurtë përmes kirurgjisë me lazer”, shtoi ajo.

Në rastet kur këto venat janë irrituar, kruhen, infektohen apo shkaktojnë ënjtje, ju duhet të shkoni te një specialist i enëve të gjakut sepse mund t’iu duhet të bëni një procedurë që do t’iu ndihmojë në eliminimin e variçeve”, tha Goldberg.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix14 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix14 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix14 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix15 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar15 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix15 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike15 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix16 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix16 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook