Lidhu me ne

Mix

Hemorroidet po ju marrin shpirtin? Pini…

Hemorroidet janë zgjerime të venave në zonën e rektumit dhe rrotull anusit. Termi “hemorroid” vjen nga “haema” (gjaku) dhe “rhoos” (rrjedh) në gjuhën greke. Në Mesjetë, ato njiheshin si mallkim dhe hemorroidet mund të jenë trajtuar shumë kohë më parë në Babiloni.

Në cilën moshë shfaqen më shpesh?

Ato janë më të zakonshme ndërmjet moshës 45 dhe 65 vjeç.

Cilat janë shkaqet e formimit të hemorroideve?

Disa prej tyre kanë dhe natyrë gjenetike dhe nëse prindërit tuaj vuajnë nga hemorroidet apo majaselli ndodh që edhe ju të keni shumë gjasa që të vuani nga i njëjti problem.

Kapsllëku kronik apo diarreja kronike mund të shkaktojnë hemorroide. Kjo do të çojë në përdorimin gjithnjë e më shumë të laksativëve dhe këto do çojnë në praninë e gjakut në feçe.

Çdo aktivitet që ju shkakton tendosje ose ushtron më shumë presion në venat që ndodhen në pjesën e poshtme të rektumit duke përfshirë edhe shtrëngimet në tualet për të defekuar dhe deri tek aktivitetet për të shtyrë gjëra të rënda apo edhe ushtrimi i presionit gjatë lindjes etj.

Gratë shtatzëna kanë më shumë presion në barkun e tyre, si dhe po të shtojmë edhe ndryshimet hormonale. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë konstipacion. Simptomat e hemorroideve tek këto gra zakonisht zhduken pas lindjes.

Cilat janë shenjat klinike të hemorroideve?

Dhimbja, kruajtja, ënjtja dhe gjakderdhja gjatë defekimit janë shenjat më të zakonshme të majasëllit dhe ato zakonisht dalin brenda disa ditëve.

Kjo tregon se majasëlli është një sëmundje e cila zhvillohet disi shpejt. Por këto simptoma mund të jenë të ngjashme me kancerin kolorektal, edhe pse këto dy sëmundje nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ecuria e tyre është krejtësisht e ndryshme.

Nëse keni gjakderdhje nga zorra e trashë ose dhimbje të forta sidomos gjatë defekimit, duhet të konsultoheni me një mjek për të përjashtuar ndonjë gjë më serioze siç janë sëmundjet kanceroze të kësaj zone.

Po si mund të lehtësohet dhimbja?

Një dush mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së hemorroideve dhe aplikimi i paketave të akullit mund të zvogëlojë ënjtjen.

A mund të parandalohet shfaqja e hemorroideve?

Ndryshimet e thjeshta të jetesës mund të ulin shanset për t’u sëmurur nga hemorroidet. Fibrat në dietën tuaj mund të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut, gjë që pakëson tendosjen dhe presionin në rektumin tuaj kur defekoni.

Pirja e ujit dhe stërvitja e rregullt gjithashtu mund të përmirësojnë tretjen dhe ta bëjnë më të lehtë defekimin.

Si mund të trajtohen hemorroidet?

Një mënyrë për trajtimin e tyre është përdorimi i kremrave antihemorroidale. Nëse mjekimi nuk përmirëson situatën atëherë ka një mënyrë tjetër si trajtimi kirurgjikal. Hemorroidet e brendshme gjithashtu mund të trajtohen me injeksione. Gjithashtu mund të përdoret ngrohje ose elektroterapi.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook