Lidhu me ne

Radar

Donald Trump pret në shtëpi Kyle Rittenhouse, adoleshentin më të përfolur të momentit në SHBA

Donald Trump zbuloi se kishte pritur në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago, Kyle Rittenhouse, pas kërkesës së vetë 18-vjeçarit, të shndërruar në adoleshentin më të përfolur në SHBA në javët e fundit.

Të premten, Rittenhouse u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti, gjatë trazirave në Kenosha, Usikonsin, vitin e kaluar, pasi juria vendosi se si kishte vepruar për vetëmbrojtje. Gjyqi shkaktoi reagime të shumta, pasi incidenti tragjik ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga mbështetës të lëvizjes Black Lives Matter. Edhe pse tre personat që Rittenhouse qëlloi ishin të bardhë, ai u etiketua edhe nga Presidenti Joe Biden si supremacist i bardhë, për shkak se kishte shkuar i armatosur në një protestë të BLM. Por Rittenhouse tha se kishte dalë në mbrojtje të bizneseve që po plaçkiteshin gjatë asaj nate dhe se kishte qëlluar me armë vetëm pasi ishte sulmuar.

“Më telefonoi dhe donte të dinte nëse mund të vinte”, tha Trump në një intervistë për Fox News të martën. “Ishte një djalë vërtet i këndshëm. Erdhi bashkë me të ëmën”.

Trump tha se Rittenhouse nuk duhet të ishte gjykuar kurrë për ngjarjen, pasi ishte e qartë që kishte vepruar për vetëmbrojtje. “Dërgimi i çështjes në gjyq ishte shkelje nga ana e prokurorit. Do të kishte vdekur po të mos vepronte”.

I pyetur për tragjedinë e fundit, të ndodhur sërish në Usikonsin të dielën, ku një person u fut me makinë mes turmës dhe vrau 6 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Autori i dyshuar, Darrell Brooks, me precedentë penalë ishte liruar dy javë më parë nga burgu pas pagesës së një garancie prej vetëm 1000 dollarësh. Këtë herë Gjykata ka vendosur 5 milionë dollarë garanci. “Kishte dalë me garanci pasurore dhe ishte i skeduar. Por lajmi i mirë është që urrente Trump, bazuar te raportimet e deritanishme”, tha ish-presidenti.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

”Miss World 2025”/ Kush është vajza që pushtoi botën me bukurinë dhe kauzën e saj

Spektakli madhështor i Miss World 2025 mblodhi 108 konkurrente nga çdo cep i botës, por ishte një vajzë nga Tajlanda...

Radar8 minuta më herët

“Po përgatiten të riasgjesojnë Berishën”, Genc Gjokutaj kërcënon deputetë të PD-së: Lufta do të jetë fizike

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, ka kërcënuar në rrjete sociale, deputetë të Partisë Demokratike të cilët sipas tij...

Mix13 minuta më herët

Biotina, vitamina e panjohur që rigjallëron organizmin

Biotina është një vitaminë që tretet në ujë. Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si...

Kryesore2 orë më herët

E kritikoi për anglishten e dobët, kryebashkiaku i Ersekës MESAZHE fyese ndaj qytetarit (e fton edhe në duel)

Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore...

Mix2 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashi Të gjitha bisedat dhe thashethemet me shoqërinë të bëjnë të pendohesh që e nise bisedën. Ke nevojë për pushim...

Mix2 orë më herët

Miley Cyrus publikon albumin e ri “Something Beautiful”

Miley Cyrus është rikthyer  me albumin e saj të nëntë në studio, “Something Beautiful”, i publikuar ditën e sotme. Projekti...

Mix2 orë më herët

Jessica Alba mahnit me trupin perfekt pas divorcit

Jessica Alba duket se po e përqafon verën me plot energji pozitive dhe vetëbesim, ndërsa shijon disa ditë relaksi në...

Radar3 orë më herët

“Pearl Harbor i Moskës”: Një eskalim i rrezikshëm në luftën Rusi-Ukrainë

Putin paralajmëron: “Të gjitha opsionet janë në tryezë” pas sulmeve shkatërruese ndaj bazave strategjike ruse Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës...

Radar3 orë më herët

10 vite SYRI.net, gazeta falenderon lexuesit me një mesazh

Nga Shënim  Sot nuk është thjesht një datë në kalendar.  Sot është një ditë që mbart emocion, kujtime, dhe krenari. Sepse...

Mix4 orë më herët

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”, boksieri Gjetan Keta: Policia kufitare greke na qëlloi me armë

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale,...

Facebook