Lidhu me ne

Mix

Ushqyerja me gji e bebes, këshilla të domosdoshme

“Një fëmijë që ushqehet me gji, sëmuret 5 herë më pak. Preket më pak nga problemet e diarreve, siç është karakteristike për stinën e verës dhe nga sëmundjet e infeksioneve të tjera”

Denisa Canameti

Qumështi i gjirit konsiderohet ushqim i pazëvendësueshmë për bebet. Ai favorizon zhvillimin dhe mirëqenien e nënës dhe të fëmijës. Përveç të tjerash ushqyerja me gji ka edhe përfitime ekonomike. Për rëndësinë e ushqyerjes me gji, për gazetën Shëndet + ka folur mjeku nenatolog, Spiro Damo, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” . Sipas mjekut,  një fëmijë që ushqehet me gji, sëmuret 5 herë më pak, preket më pak nga problemet e diarreve, siç është karakteristike për stinën e verës, dhe nga sëmundjet e infeksioneve të tjera. I pyetur për problemet që mund të hasë nëna gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji, ai shprehet se problematikat vijnë për shkak se nënat nuk marrin informacionin e duhur, si dhe nuk janë të përgatitura moralisht për sjelljen që duhet të kenë me bebin.

Doktor, pse është i rëndësishëm ushqimi i bebes me gji?

Ushqyerja me gji është e rëndësishme dhe e patjetërsueshme. Është guri i parë i themelit për një shëndet të mirë. Këtu këmbëngulim, këtu lakmojmë, këtu propagandojmë. Ky është kyçi i punës sonë: edukimi i nënave të reja për mbajtjen gjallë të traditës së ushqyerjes së bebes me gji.

Është e rëndësishme për shumë arsye. Është komode. Është i gatshëm, bakteriologjikisht i pastër, kimikisht i pastër, i plotësuar me proteina. Ekonomikisht është më i lirë, nuk ka shpenzim. Nga ana shëndetësore, është më e shëndetshme sepse bebi krijon imunitet.

Një fëmijë që ushqehet me gji, sëmuret 5 herë më pak, preket më pak nga problemet e diarreve, siç është karakteristike për stinën e verës, dhe nga sëmundjet e infeksioneve të tjera. Është shumë e domosdoshme dhe në uljen e sëmundshmërisë. Fëmijët që ushqehen me qumësht artificial sëmuren 5 herë më shumë.

A është i dëmshëm qumështi artificial?

Nuk është i dëmshën. Është ushqyerje alternative. Por ushqyerja më e mirë është ajo me gji. Nëse nuk jemi komod me ushqyejen me gji kemi ushqyerjen alternative. Ushqyerja alternative është qumësht farmacie, jo qumësht lope, jo qumësht bagëtie, sepse nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Cilat janë disa nga problemet që mund të hasë nëna gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji?

Nga ana teorike, nuk kanë informacionin e duhur. Nëna nuk është e përgatitur moralisht për ushqyerjen me gji. Nuk pranohen më konceptet që prishet konstrukti i gjoksit. Janë teori të vjetra që nuk qëndrojnë. Nënat shtatzënë duhet të marrin informacionin e rëndësishëm. Ajo prodhon një produkt dhe ky produkt që ajo do nxjerrë nesër në jetë, duhet të ushqehet në mënyrën e duhur.

Nga duhet ta marrin këtë informacion nënat?

Nga konsultori. Konsultori është në lagje, në qendrën e gruas. Të konsultohen me mjekët që i ndjekin gjatë shtatzanisë. Të lexojnë informacione vetë, nga librat, interneti etj.

A ka rëndësi konstrukti i gjoksit të femrës në ushqyerjen e bebes?

Nuk ndikon fare.

Cilat janë pengesat në ushqyerjen me gji?

Nëna nuk di ta vendosë beben në gji. Ndjen  bezdi, nuk ka përgatitur gjirin, gjiri i madh – beb i vogël, nuk ka thumb, probleme teknike. Për këtë arsye kemi vendosur në dispozicion infermieret që merren kryesisht me gjirin. Ato kanë një informacion teorik të përgatitur, punojnë me dy turne për të ndihmuar nënat e reja.

Sa shpesh duhet ushqyer fëmija?

Të ushqehet sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes. Brenda orës së parë në mënyrë të detyrueshme. Nëse bebi apo nëna paraqesin problematikë, do të spostohet ushqyerja me gji. Por ushqyerja me gji për një nënë normale, beb normal, duhet bërë sa më parë të jetë e mundur. Nëse bebin, pa ia prerë dhe kordonin e çon në barkun e nënës dhe e lë në kontakt me gjirin, ai do të kapë gjirin sepse është një refleks i lindur dhe i pakushtëzuar. Ushqyerja në 6 muajt e parë është e padiskutueshme, por nëse nëna është gati, mund të vazhdojë sa më gjatë të jetë e mundur deri në 2 vjeç. Pas 6 muajsh janë ushqimet plotësuese që plotësojnë kërkesat e fëmijës më shumë sesa qumështi i gjirit.

Po nënat që bëjnë lindje me prerje cezariane?

Këto paraqesin problematikë. Gjithsesi ne i çojmë shpejt te nëna, sepse ajo edhe nënën e ndihmon shumë. Kapja e gjirit nga fëmija tkurr më mirë mitrën dhe minimizon riskun për hemorragji.

Si ndikon gjendja psikologjike e nënës?

Ndikon absolutisht shumë, pasi problemi i qumështit është një proces me ekuilibër hormonal. Te nënat nervoze, të sëmura, jo të shëndetshme ky ekuilibër prishet.

Si duhet ushqyer nëna?

Nuk vendosim dieta për nënat, mjafton të marrin proteinat dhe vitaminat e duhura. Mjafton që nëna të ushqehet shëndetshëm.

Disa këshilla për nënat e reja

Të vendosin sa më shpesh fëmijët në gji. Pastrim i mirë i gjirit, para dhe pas ushqyejes.

Sa i rëndësishëm është procesi i larjes së gjirit?

Shumë e rëndësishme sidomos gjatë verës. Stina është e nxehtë, ka djersë, qumështi thartohet, i prish shijen bebit. Nëse nuk realizohet kjo, bebi largohet dhe nuk e pranon gjirin.

Sa do të rrezikohej bebi nëse nëna nuk e zbaton higjienën e gjirit?

Bebi thjesht nuk pranon gjirin. Ndaj nëna duhet ta bëjë pastrimin.

Po nënat që kanë kryer operacione plastike?

Kemi pasur një rast dhe bebi më paraqiti probleme me ushqyerjen. Bebi u shkëput nga gjiri. Bebi u ushqye me plotësues dhe jo me gji, pasi nëna kishte bërë një operacion me silikon.

A shkakton ushyerja me gji dhimbje?

Është e vërtetë që shumë nëna ankohen për dhimbje të gjoksit. Nënat gjithashtu ankohen edhe për dhimbje në fund të barkut. Ato janë dhimbje të mitrës. Sa për dhimbjet e gjoksit shumë herë nënat kanë gjakderdhje, hemorragji. Bebi i merr dhe i vjell këto, nënat krijojnë alarme të rreme që bebi volli gjak, por nuk ka asgjë. Është çarë mishi, bebi ka pirë gjakun e nënës. Pra, gjiri nuk është përgatitur për të ushqyer bebin, nuk ka thumb, nuk ka thith, nuk ka pozicion të mirë, është gji i madh. Dhimbja e gjirit jep dhimbje të ndyshme, por jo të padurueshme.

Cilat janë çrregullimet e ciklit pas lindjes?

Pas lindjes cikli ndalon për 6 muaj. Çështja e ciklit është diçka individuale. Mbajtja e bebit me gji është njësoj si të përdorësh kontraceptivë për të mos mbetur shtatzënë. Mbajtja me gji e bebit minimizon riskun për shtatzëni jashtë dëshire. Nuk ka shtatzëni të padëshirueshme ushqyerja e gjatë me gji.

Sa këshillohet vendosja e sutjenave për nënat e reja?

Sutjenat nuk janë të këshillueshme. Por nëse përdoren, ato duhet të jenë të pastra, komode, të buta të lira, jo të shtrënguara, jo ekstravagante.

MË TEPËR

Mix50 minuta më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix1 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix2 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix2 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix3 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix3 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Radar4 orë më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix5 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet5 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar5 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Facebook