Mix
Sukses jo vetëm në muzikë, Dhurata Dora bëhet imazh i markës së njohur
Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora po korr suksese të njëpasnjëshme. Duket se përveç muzikës, ajo është ndalur edhe në industrinë e modës.
Së fundmi, Dhurata ka treguar se është bërë imazh i markës së njohur ‘PUMA’. Ajo është shfaqur elegante ajo me veshjet e saj sportive, duke ekspozuar edhe më shumë linjat e saj trupore.
Sa i përket muzikës, Dora po bën tre muaj që nuk ka sjellë një hit të ri, që nga bashkëpunimi i suksesshëm me Noizyn.