Mix
Sa kafe duhet të pijë një grua shtatzënë?

Të pish shumë kafe gjatë shtatzanisë mund të sjellë rreziqe serioze në zhvillimin e fetusit dhe për shëndetin e nënës.
Një studim i bërë nga kërkuesit e Universitetit të Leicesterit (Angli) ka konfirmuar sasinë maksimale të kafes të lejuar për nënat e ardhshme: 200 miligramë. Kush e kalon këtë masë, që do të thotë 2-3 filxhanë në ditë, rrezikon zhvillimin e fëmijës.
Do të ishte mirë që kafeina të eliminohej gjatë shtatzënisë, por nëse nuk bëni dot pa të, studimi tregon që nuk duhen kaluar 3 filxhanë në ditë.