Lidhu me ne

Kryesore

“Po bie më poshtë se Rama” – Basha zbraz “karikatorin” me sulme ndaj Berishës (6 akuzat që bëri )


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se këtë të hënë e ka ashpërsuar diskursin lidhur me ish-liderin historik demokrat, Sali Berishën.

Në dy intervista të njëpasnjëshme televizive, Basha sot ka bërë akuza të forta kundër Berishës, duke thënë se ai po ia kalon edhe kryeministrit Edi Rama duke përdour një gjuhë më të ulët se ai.

Kur vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator, Basha asokohe deklaroi se “rrugëtimi i Sali Berishës në politikë, nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik”.

Mirëpo qëndrimi i tij ndaj Berishës duket se ka ndryshuar “360 gradë” ndaj paraardhësit e tij, duke kulmuar sot me disa akuza të forta të renditura më poshtë.

  1. “Berisha ka treguar anët më të errëta”

Sipas Kryedemokratit, Berisha në dy muaj që nga 9 shtatori “e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta.”

Basha tha se këto dy muaj kohë Sali Berisha nuk e mbajti premtimin që bëri në verë që mos të përfshinte Partinë Demokratike dhe as grupin parlamentar pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.

  1. “Berisha po ia kalon edhe Ramës”

Duke komentuar deklaratat e fundit të Berishës, Basha shprehet se ish-lideri demokrat po ia kalon edhe kryeministrit Edi Rama me sulmet e ulëta ndaj grave demokrate.

“Siç kemi parë gjatë ditëve dhe javëve më të fundit, me kulturën e linçimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai. Me një gjuhë të poshtër, denigruese e cila i ngjan, madje mund të them në disa aspekte ia kalon edhe sulmeve që Edi Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Prandaj, gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori.”- tha Basha.

  1. “Berishës i ka mbaruar koha”

I pyetur nëse Berisha është një politikan i korruptuar, Basha zgjedh të përgjigjet kështu: “Sali Berisha ka demonstruar dy muajt e fundit se është një njeri dhe një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe. Është jashtë kohe me mënyrën se si është sjell.”

  1. “Regjimi i ka vënë Berishës në shërbim njerëz të krimit”

Sipas kryedemokratit, Berisha sot është kthyer në një “tub oksigjeni” për atë që e quan “regjimi” për qeverinë Rama.

“Përballja është jo thjesht midis të shkuarës dhe të nesërmes, ku qëndron investimi i tyre 10, 15,.. ndonjëherë 30 vjeçar, por është po kështu përballja me një regjim ku nga njëra anë, kemi një Parti Demokratike me forume legjitime, të zgjedhura, të votëbesuara, të angazhuara në betejë frontale me regjimin dhe një individ i cili me veprimet e tij po dëmton interesat e demokratëve dhe është kthyer, po ju them dhe një herë në tub oksigjeni për regjimin dhe regjimi ia njeh këtë meritë. I ka vënë në shërbim të njëjtët njerëz që ua turri demokratëve me 25 prill, njerëz të krimit të organizuar.”- janë fjalët e kreut të PD-së.

  1. “Berisha po bie poshtë e më poshtë, më i ulët se Rama”

Në një intervistë për “TV Klan”, Basha tha se Berisha “çdo ditë me sjelljen dhe me gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë.”

Ai shtoi: “E dëgjuat ditët e fundit se si drejtpërsëdrejti apo përmes sulmeve të orkestruara nga ai, po sulmon drejtueset zonja e Partisë Demokratike me një gjuhë të ulët dhe të poshtër, madje do të thoja edhe më të ulët se ajo që ka përdorur Edi Rama kundër drejtuesve gra të Partisë Demokratike.”

  1. “Berisha i konverguar me Ramën”

Për të disatën herë Basha e lidh Berishën me rivalin politik, kryeministrin Edi
Rama.

“Ajo që më trishton më shumë se gjithçka, është konvergimi i plotë që ka në sulmet që bën, në gjuhën që përdor dhe në demokratët që zgjedh për të sulmuar, në veçanti demokratët që përfaqësojnë vullnetin përmes zgjedhjes së tyre në organet legjitime dhe forumet legjitime të Partisë Demokratike. Konvergimi pra me Edi Ramën, me kundërshtarin kryesor të demokratëve. Bashkimi tashmë edhe në një gjuhë, edhe në shënjestra i Sali Berishës me Edi Ramën është nga njëra anë diskreditimi më i madh që i bëhet Sali Berishës, që i bën vetes së tij dhe nga ana tjetër tregues i qartë se e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një betejë personale për të mbajtur peng Partinë Demokratike, për interesa personale të Sali Berishës.  Nuk ka për të ndodhur!”- janë fjalët e tij./Hashtag.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix18 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix18 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix18 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix19 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix19 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix19 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix20 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar21 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar21 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook