Mix
Masturbimi, kur kalon në ekstrem

Nga mjeku Evin Dani
Një djalë në periferi të qytetit arrinte të bënte masturbim në 5 të mëngjesit. Kishte krijuar një dominancë në tru dhe ngrihej çdo ditë në 5 të mëngjesit, në dimër e verë që të masturbonte. Ai tregonte se duhet të bënte patjetër masturbimin që të niste ditën mbarë. Pra, në rastin konkret mund të themi se këto janë defekte që krijohen kur një person duke ndjerë kënaqësi seksuale në masturbim, largohet nga momentet e tjera.
Megjithatë ne e këshillojmë masturbimin e meshkujve kur këta persona kanë një defekt në derdhjen e spermës. Janë disa raste ku mashkulli në jetën e vet seksuale nuk arrin të bëjë derdhjen e spermës në marrëdhënien seksuale, por e arrin atë me masturbim. Në këtë rast, duke kombinuar masturbimin me penetrimin arrijmë që ky mashkull të mund ta kalojë këtë moment.