Mix
Kontraceptivët rrisin riskun për kancer të gjirit deri në 50%

Studimet kanë treguar që gratë që përdorin pilula kontraceptive kanë 50% më shumë mundësi që të preken nga kanceri i gjirit. Ilaçet me nivel të lartë estrogjeni mund ta rrisin rrezikun e këtyre sëmundjeve trefish më shumë sesa tek ato gra që nuk i kanë përdorur kurrë ose ata që kanë ndaluar së përdoruri.
Doktoresha Elizabet Biber (Elisabeth Beaber) nga Qendra e Kërkimeve per Kancerin në Siatëll, e cila u mor me këtë studim, shpjegoi se përdorimi për një kohë të gjatë i kontraceptivëve rrit rrezikshmërinë e prekjes nga kanceri i gjirit.
Ky risk mund të ndryshojë sipas formulës së kontraceptivëve oralë. Ajo shtoi se këto rezultate kërkojnë konfirmim, si dhe duhen interpretuar me kujdes. Studimet tregojnë se risku ndërpritet në momentin që kontraceptivët oralë nuk përdoren më.
Në Britaninë e Madhe 3 milionë gra përdorin kontraceptivë. Studimi i publikuar në një revistë amerikane përfshiu 23.000 gra. Ajo ishte e para që kërkoi rishikimin e formulave të kontraceptivëve që janë përdorur në vitet 1990 dhe 2000.
Nga këto gra, 1.102 u diagnostifikuan me kancer gjiri dhe 21.952 pa kancer gjiri. Gratë me kancer gjiri i përkisnim moshave 20-49 vjeç. Kontraceptivët me dozë të lartë estrogjeni rezultoi se e rrisin riskun me 170%, ndërkohë kontraceptivët me dozë estrogjeni të moderuar e rrisin riskun në 110%.
Doktoresha onkologe, Karolin Dalton, shprehet se niveli i estrogjenit në pilula ka rënë këto 30 vitet e fundit. Sara Uilliams nga Qendra e Kërkimit për Kancerin është shprehur se ky studim nuk do të thotë që gratë nuk mund të përdorin kontraceptivë, thjesht duhet të konsultohen me mjekun.