Radar
Konfirmohet zyrtarisht/ 45 viktimat e aksidentit të rëndë në Bullgari janë shqiptarë të MV, mes tyre 12 fëmijë
Është konfirmuar zyrtarisht se 45 viktima të aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Mes viktimave janë 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë.
Ka qenë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që ka bërë me dije se lajmin, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura.
Ndërkohë shtatë persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Stafi mjekësor i spitalit Pirogov në Sofje ka bërë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit në autostradën që ndodhej 40 kilometra larg nga Sofja. Kryeministri i MV Zoran Zaev dhe përfaqësues të autoriteteve shtetërore maqedonase janë nisur drejt Bullgarisë.