Lidhu me ne

Mix

Impotenca, ekzaminimet që e vërtetojnë

Për shumë meshkuj është e mjaftueshme një ekzaminim fizik dhe marrja e historisë së sëmundjes para dhënies së mjekimit. Nëse mjeku dyshon për përfshirje të sëmundjeve të tjera, ose kur i sëmuri ka sëmundje kronike, atëherë mund të kërkohen analiza dhe ekzaminime të tjera, ose rekomandohet të vizitohet nga specialisti përkatës. Këto ekzaminime janë:

Ekzaminimi fizik. Me këtë nënkuptohet kontrolli i kujdesshëm i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmërisë së nervave.

Analizat e gjakut. Kjo duhet për të parë nëse ka shenja të sëmundjeve të zemrës, diabetit, nivel të ulët të testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme të tjera shëndetësore.

Analizat e urinës. Ashtu si analizat e gjakut duhet për të parë shenjat e diabetit ose sëmundje të tjera.

Eko. Përdoret për të kontrolluar qarkullimin e gjakut në penis. Nganjëherë ajo kryhet në kombinim me injektimin e medikamenteve brenda në penis për të përcaktuar nëse rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.

Kontrolli i ereksionit gjatë natës. Shumica e meshkujve kanë ereksione gjatë kohës së gjumit, por që nuk e kujtojnë atë. Ky ekzaminim i thjeshtë konsiston në vendosjen e një shiriti përreth penisit para së te shkojnë në shtrat. Nëse shiriti rezulton i shkëputur në mëngjes, kjo tregon që  ka pasur ereksion disa herë gjatë natës. Kjo tregon që shkaku i impotencës është kryesisht psikologjik, dhe jo fizik.

Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund të bëjë pyetje për të zbuluar shenja të depresionit ose të problemeve të tjera psikologjike që mund të jënë shkaktarë të impotencës.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook