Lidhu me ne

Mix

Gjithçka që duhet të dini mbi abortin

Kozeta Mustafaraj, obstetër-gjinekologe

Aborti është humbja spontane (jo e provokuar) e shtatzënisë para javës së 20-të të saj. Rreth 10-20% e shtatzënive të identifikuara përfundojnë në abort spontan, por numri i humbjeve spontane është më i madh, pasi pjesa më e madhe e shtatzënive përfundojnë përpara se vetë gruaja ta dijë që është shtatzënë.

aborti shtatzene

Simptomat

Shumica e aborteve spontane ndodhin para javës së 12-të dhe paraqesin shenjat e mëposhtme:

  • Sekrecionet vaginale në ngjyrë të errët deri në ngjyrë të kuqe (hemorragji)
  • Dhimbje dhe krampe të fundit të barkut apo të fundshpinës.
  • Rrjedhje lëngjesh apo pjesëzash indore nëpërmjet vaginës (të cilat duhen dërguar në spital për t’u bërë ekzaminime shtesë).

Por shpesh pjesa më e madhe e grave që kanë hemorragji vaginale gjatë tremujorit të parë arrijnë ta përfundojnë shtatzëninë.

Shkaqet

Anomali kromozomike, gjenetike. Shumica e dështimeve ndodhin pasi fetusi nuk është zhvilluar normalisht si rezultat i gabimeve kromozomike rastësore, dhe jo si pasojë e problemeve të trashëguara nga prindërit.

Të tilla raste mund të jenë:

  • Vezëza qorre, kur embrioni nuk arrin të formohet.
  • Ndalim i zhvillimit të embrionit brenda mitrës: në këtë rast embrioni është i pranishëm, por ndalohet zhvillimi i tij ose pushojnë rrahjet e zemrës.
  • Shtatzënia molare. Tumor jokanceroz që zhvillohet në mitër. Ndodh atëherë kur një set kromozomesh ekstra me origjinë atësore fertilizojnë një qelizë vezë në kohën e konceptimit.

Gjendje shëndetësore amtare:

  • Diabet amtar i pakontrolluar
  • Infeksione amtare
  • Probleme hormonale
  • Sëmundje të mitrës apo qafës së mitrës
  • Sëmundje të gjendrës tiroide

Çfarë nuk e shkakton dështimin?

  • Aktiviteti i përditshëm
  • Ushtrimet
  • Marrëdhëniet seksuale
  • Puna, me kusht që të mos ketë ekspozim ndaj lëndëve kimike apo radioaktive

Faktorët e rrezikut

Mosha: gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri në 40%, në 45 vjeç arrin 80%. Mosha atësore gjithashtu luan rol të rëndësishëm në mundësitë e mbarëvajtjes së shtatzënisë.
Dështimet e mëparshme: gratë që kanë pasur 2 apo më shumë dështime të njëpasnjëshme kanë risk më të lartë për të bërë dështim spontan në shtatzënitë e mëpasshme.
Sëmundjet kronike, si: diabeti i pakontrolluar, sëmundje kronike të veshkave apo mëlçisë.
Probleme të mitrës dhe qafës së mitrës, si: anomali të lindura të mitrës, fibromioma, sineki, qafa e mitrës e keqformuar apo e dëmtuar nga abortet e mëparshme.
Duhani, alkooli, drogat: përdorimi në sasi të madhe dhe të vazhdueshme ul cilësinë e qelizave mbartëse të materialit gjenetik, si dhe dëmton ambientin ku do bëhet konceptimi dhe më pas zhvillimi i embrionit.
Pesha: gratë shumë të dobëta (nën peshë), si dhe shumë të shëndosha (mbipeshë) janë të prirura për të bërë aborte spontane.
Testet prenatale invazive, si: marrja e vileve koriale apo amniocenteza.

Komplikacionet

Në disa raste mund të zhvillohet infeksion uterin: abort septik dhe gruaja do të ketë shenjat e mëposhtme:

  • Ethe
  • Gjendje e përgjithshme e keqe
  • Dhimbje e fundit të barkut
  • Rrjedhje vaginale me erë të rëndë

Diagnoza

Ekzaminimi pelvik: vlerësohen ndryshimet e qafës së mitrës, shkurtimi, zbutja, hapja e saj, përmasat e mitrës, rritja e përpjesëtimore e saj.
Ekografia: gjatë së cilës shihet dhomëza gestacioanle, shihet embrioni dhe prania e rrahjeve të zemrës për të përcaktuar nëse zhvillimi është normal.
Analiza e gjakut: nëse ndodh aborti spontan, atëherë bëhet dozimi sasior në gjak i hormonit të barrës, beta Hcg, për të ndjekur eliminimin e plotë të indeve placentar.
Testet indore: nëse ka dalje të materialeve indore, atëherë ato çohen në laborator për të parë natyrën e tyre.

Aborti spontan mund të jetë i disa formave:

Rrezik dështimi: nëse gruaja ka hemorragji, por qafa e mitrës nuk është hapur, shtatzënia mund të vazhdojë pa u ndërlikuar, me mjekim apo me rregullim të mënyrës së jetesës.

Abort i pashmangshëm nëse ka hemorragji, mitra ka kontraksione të vazhdueshme dhe qafa e mitrës është e hapur.

Abort jo i plotë: nëse indet fetale apo placentare kanë dalë pjesërisht dhe pjesa tjetër ka mbetur akoma në brendësi të hapësirës së mitrës.

Abort i pamundur: kur indet embrionike dhe placentare janë në mitër, por embrioni nuk ka rrahje të zemrës ose nuk është formuar kurrë.

Abort i plotë (komplet): nëse të gjitha pjesët indore embrionale dhe placentare kanë dalë jashtë hapësirës së mitrës, kjo është më e shpeshtë para javës së 12-të të shtatzënisë.

Abort septik: kur brenda mitrës krijohet infeksion dhe gjendja e gruas rrezikohet nga komplikacione. Në raste të tilla nevojitet kujdesi mjekësor në mënyrë të menjëhershme.

Trajtimi

Rrezik dështimi: përveç medikamenteve, këshillohet regjim derisa të pushojë hemorragjia ose dhimbja të bëhet e lehtë fare. Në të njëjtën kohë mund të shmangen aktiviteti fizik, si dhe marrëdhëniet seksuale. Megjithëse nuk është akoma e provuar që këto masa ulin rrezikun e këtij dështimi, ato japin një lehtësim të përgjithshëm. E rekomandueshme është të shmangen udhëtimet, sidomos në zonat pa mbulim mjekësor.

Dështimi: nëpërmjet ekzaminimit ekografik shihet gjendja e embrionit, nëse është i formuar apo jo dhe nëse ka rrahje të zemrës së tij. Në çdo rast, duke qenë se aborti është i pashmangshëm, mund të ndiqen disa rrugë menaxhimi.

Trajtimi pritës: nëse nuk ka shenja infeksioni, mund të lihet që aborti të ndodhë në mënyrë natyrale, zakonisht brenda disa javësh (për fat të keq 3-4 javë). Kjo mund të jetë një kohë e vështirë nga ana emocionale dhe, nëse nuk ndodh nxjerrja e krejt indeve jashtë, do të nevojitet trajtimi mjekësor apo kirurgjikal.

Trajtimi medikal: nëse pacienti e dëshiron, mund të përshpejtohet procesi i nxjerrjes jashtë të produkteve të shtatzënisë nëpërmjet marrjes së medikamenteve nga goja ose të marra vaginal (për të rritur efektshmërinë dhe për të ulur efektet anësore) sikur të përzjerat dhe të vjellat. Në rreth 70 deri 90 % të rasteve, kjo e bën efektin brenda 24 orëve të para.

Trajtimi kirurgjikal: Gjatë kësaj procedure bëhet zgjerimi i kanalit të qafës së mitrës nëpërmjet dilatatorëve dhe më pas hiqen mbeturinat që gjenden në hapësirën e mitrës duke i thithur me një kanjule të përshatshme për zhvillimin e shtatzënisë.

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar23 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix23 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook