Lidhu me ne

Radar

Detaje të reja nga aksidenti me 46 viktima, Zaev tregon bisedën me një të mbijetuar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

Detaje të reja nga aksidenti me 46 viktima, Zaev tregon bisedën me

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti ku humbën jetën 46 persona, 45 prej të cilëve ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Autobusi po udhëtonte nga Stambolli në Shkup dhe ka shpërthyer në flakë e më pas është përplasur.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shkuar në Sofje dhe ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit. Sipas Zaev, ai i ka thënë se fillimisht është dëgjuar një shpërthim i fortë. Shtatë të mbijetuarit janë hedhur nga dritaret, i ka thënë pasagjeri Zaevit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”, tha Zaev.

Ky i fundit i së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje. Zaev shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim”, shtoi Zaev. Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev, bëjnë me dije mediat maqedonase.

Autobusi, ku humbën jetën 46 person  është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon udhëtime turistike dhe tregtare drejt Stambollit. Në këtë udhëtim ishin  kryesisht persona të moshës së re, 12 fëmijë nën 18-vjeç, ndërsa pjesa tjetër rreth 20-30 vjeçarë. Shtatë të mbijetuarit, pesë burra dhe dy gra janë jashtë rrezikut për jetën.

MË TEPËR

Radar57 minuta më herët

Shabani: Nëse do të ishim bashkuar me Berishën, do të kishim më pak vota, ujërat e bardha nuk duhen përzier me të zezat

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur për rezultatin e aritur në zgjedhje dhe akuzat se partitë e reja...

Mix59 minuta më herët

Humbja e peshës në moshën e mesme mund të zvogëlojë sëmundjet kronike më vonë

I gjithë mundi që duhet bërë për të humbur peshë në moshën e mesme mund t’ju sigurojë një jetë më...

Kryesore1 orë më herët

“Neni Basha është për zgjedhje, jo për farsa”, Berisha: Pse nuk e diskutoj dorëheqjen

Kreu i PD, Sali Berisha teksa po fliste për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, ai preku për “nenin Basha”...

Mix1 orë më herët

Pse të gjithë në internet janë fiksuar me kukullën e frikshme Labubu

Të vegjël, me gëzof dhe pak të frikshëm: Labubu, lodrat në formë përbindëshi me buzëqeshje djallëzore, janë bërë obsesioni më...

Mix1 orë më herët

Rhode shitet për 1 miliard dollarë: Si e ndërtoi Hailey Bieber perandorinë e saj të bukurisë në vetëm 3 vite

Në një botë ku suksesi i menjëhershëm është i rrallë dhe ndikimi afatgjatë edhe më i rrallë, Hailey Bieber ka...

Kioske1 orë më herët

Si ta zbulosh një kripto Ramist

Dhjetë pika që vlejnë për të kuptuar një lake të pushtetit që shtiret si i pavarur Tek mitingu i pasfitores...

Radar2 orë më herët

“Do fillojmë bllokimin e vizave për studentët kinezë” – Marco Rubio

Sekretari amrikan i Shtetit Marco Rubio njoftoi të mërkurën se Departamenti i Shtetit do fillojë bllokimin e vizave për studentët...

Mix2 orë më herët

“The Wizzard Liz” influencerja e famshme ndahet nga i fejuari, tradhtia me një fanse” (FOTO)

YouTuber-ja Wizard Liz e ka lënë Landon Nickerson pasi mësoi se ai po e tradhtonte ndërsa është shtatzënë në muajin...

Radar2 orë më herët

Emocionuese / I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja

Një moment emocionues i sakrificës së atyre qindra-mijëra familjeve shqiptare që hapën dyert për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës. Një...

Mix1 ditë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Facebook