Radar
Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës, kërkon verifikimin e firmave të Kuvendit Kombëtar

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka njoftuar sedo të shkojë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të demokratëve Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve të mbledhura për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor.
Kujtojmë se debati për firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisa, është bërë i vazhdueshëm ku nga të dyja palët ka akuza të hedhura mbi njëri-tjetrën. Kreu i P;D-së Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e kanë akuzuar Berishën për blof dhe mungesë transparence me firmat e Kuvendit.
Teksa Berisha i ka ftuar të gjithë deputetët të cilët kanë interes të provojnë vërtetësinë e firmave të delegatëve, të shkojnë për t’i kontrolluar në zyrën e Palokës, ku po mbahen të mbyllura.
Kujtojmë se pas Berishës edhe Basha thirri Kuvendin më 18 Dhjetor.