Mix
A kurohet steriliteti mashkullor?

Ju lutem, doja një informacion. A kurohet steriliteti mashkullor?
Përgjigjja nga andrologu Evin Dani
Steriliteti mashkullor ka shumë shkaqe. Fillimisht duhet ditur shkaku dhe pastaj të thuhet se sa është i mundur të realizohet kurimi.
Kështu që fillimisht pacienti duhet të paraqitet tek mjeku androlog (nëse e ka të pamundur të kontaktojë me andrologun, atëherë mund të paraqitet tek mjeku urolog) dhe të kryejë ekzaminimet përkatëse të rekomanduara për të gjetur shkakun.
Pastaj do të dihet se si mund të vazhdohet me kurimin.