Lidhu me ne

Radar

Sa është rroga në shtëpitë e barit në Londër ? Angli, zbulohet rroga e shqiptarëve në “shtëpitë e barit”

Paguhesha 7 mijë euro në sezon”, shqiptari që punon në 'shtëpi bari' në  Angli rrëfen detaje nga eksperienca e tij: Asnjë nuk u kthye më në atdhe –  FaxWeb

Mediat britanike çdo ditë publikojnë lajme për shqiptarë të arrestuar dhe të dënuar si të përfshirë në rritjen e kanabisit nëpër shtëpi.

Nga janari deri në 27 korrik 2020, nga një kërkim i Top Channel-it në Google, rezulton se janë të dënuar për këtë vepër penale nga gjykatat angleze 75 shqiptarë.

Mosha e tyre është nga 19 deri 40 vjeç. Shumica e të dënuarve kanë pranuar para gjykatës fajësinë duke shpjeguar se u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar shumën e parave paguar trafikantëve për të hyrë ilegalisht në Angli.

Por sa paguhet një shqiptarë që punon si bahçevan në shtëpitë e kanabisit që njihen në zhargonin e përditshëm të shqiptarëve të Anglisë si “Shtëpi Bari”?

Përgjigjen e kësaj pyetje e jep një shkrim i ditëve të fundit të medias angleze, të cilit i  referohet Top Channel. Në këtë shkrim thuhet se një të riu shqiptar, i quajtur Ledjo Basha, 25 vjeç iu ofruan 2.000 sterlina në muaj të kujdesej për bimët e kanabisit.

Ai kishte dy muaj që kishte pranuar këtë lloj punësimi por nuk kishte marrë ende asnjë sterlinë. Shqiptari u kap në një shtëpi në të cilën policia gjeti 275 rrënjë kanabis me vlerë shitje në treg 100.000 sterlina ose 135 milionë lekë.

“Në këtë “Shtëpi Bari” ishin instaluar 77 drita elektrike, 10 ventilatorë  dhe 76 transmetorë elektrikë” tha prokurori Saul Brody, në procesin gjyqësor në gjykatën Manchester, Crown Court.

Basha pranoi akuzat për kultivim droge dhe u dënua me shtatë muaj burg. Gjykatësi Nicholas Dean QC tha se Basha kishte kërkuar azil dhe i takon autoriteteve të emigracionit të vendosin për dëbimin e tij.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook