Lidhu me ne

Mix

Paraliza faciale, shkaqet dhe rreziku

Paraliza faciale është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës e cila vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje që prek një përqindje të madhe të popullsisë

Paraliza faciale

Jo rrallëherë kushtet atmosferike bëhen shkak për sëmundje tåçë ndryshme. Kështu, shkaku kryesor i paralizës së fytyrës është pikërisht të ftohtët. Paraliza faciale është një sëmundje e shpeshtë nga e cila preken një numër i madh njerëzish. Fizioterapisti Endrit Mone shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+” se çfarë është kjo sëmundje, si ndodh, a ka forma parandalimi, si shfaqen simptomat, si ndikon paraliza faciale në cilësinë e jetës etj.

Doktor, çfarë është paraliza faciale?

Shpeshherë muskujt e fytyrës i ndiejmë të ngrirë nga klima e ftohtë. Pjesa më e madhe e muskujve të fytyrës kontrollohen nga nervi facial. Paraliza faciale (paraliza e BELL) është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës dhe vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje nga e cila preket një përqindje e madhe e popullsisë.

Paraliza e fytyrës mund të vijë papritmas ose mund të ndodhë gradualisht gjatë një periudhe që mund të zgjasë me muaj, si për shembull në rastin e një tumori në kokë. Në varësi të shkakut, paraliza mund të zgjasë për një periudhë të gjatë ose për një periudhë të shkurtër. Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike, forma më e zakonshme e paralizës faciale është ajo që vjen në mënyrë të menjëhershme. Lajm i mirë është se shumica e pacientëve me paralizë të menjëhershme shërohen plotësisht në rreth gjashtë muaj.

Ushtrime paraliza faciale

Si shfaqen simptomat e paralizës faciale?

Shfaqja e shenjave të para brenda 48 orëve nga prekja:

  • Ngrirje e muskulutarës.
  • Një pamundësi lëvizjeje e cila të jep ndjesinë e kryerjes së veprimit.
  • Humbje të sensibilitetit, edhe një shfaqje estetike jo e këndshme.
  • Shpeshherë njëri sy është i pamundur për t’u mbyllur.
  • Shtrembërim i buzëve edhe një tërheqje e faqes.

Cilat janë vështirësitë me të cilat përballet një person që preket nga kjo smëundje?

Paraliza e fytyrës ka një ndikim të madh në cilësinë e jetës së një personi. Njerëzit mund të humbasin besimin. Përveç kësaj paraliza e fytyrës mund të shkaktojë:

  • Dhimbje të fytyrës
  • Dhimbje koke ose marramendje
  • Vështirësi në të folur
  • Paaftësi për të shprehur emocione
  • Vështirësi për të ngrënë ose për të pirë
  • Dridhje të muskujve
  • Thatësi e gojës dhe e syrit
  • Risku më i madh është dëmtimi i mundshëm në sy.

Cilat janë metodat edhe qëllimet e rehabilitimit të një paralize faciale?

Terapia fizike mund të ndihmojë forcimin e muskujve dhe për të parandaluar dëme të përhershme. Rehabilitimi i nervit facial konsiston në teknika manuale edhe ushtrime të fytyrës për të thjeshtësuar edhe stimuluar lëvizjet. Qëllimi i trajtimit është rekuperimi i funksioneve motore edhe sensitive të nervit. Rikthimi sa më shpejt në gjendje të mëparshme e mimikës edhe e fytyrës. Përveç masazhit të fytyrës edhe teknikës që përdoret në të, ushtrimet që duhen bërë PARA PASQYRëS, janë :

  • Lëvizje e vetullave
  • Shkelja e syrit
  • Fryrja e faqeve
  • Veprimi i qeshjes
  • Lëvizja e buzëve
  • Artikullimi i zanoreve, edhe i rrokjeve (në rastet kur e folura është e kufizuar)
  • Rrudhja e ballit

Cilët janë shkaktarët e paralizës?

Nga shkaktarët kryesorë janë HERPES SIMPLEX edhe infeksione të tjera. Prek më shumë gratë, personat me diabet, edhe ata që vuajnë nga gripi.

Shkaktarë të tjerë janë edhe goditja nga i ftohti, ekspozimi ndaj të ftohtit është një rrezik konstant edhe mjaft serioz.

Shkaqe të tjera:

  • Dëmtimi i kafkës ose i fytyrës (Goditjet nga jashtë që vijnë drejt veshit apo fytyrës janë rreziku i radhës për paralizën faciale).
  • Tumoret (tumoret që shkaktohen në zonat e rrugës ku kalon nervi facial mund të shkaktojnë paralizë. Mund të jenë beninj ose malinj. Sidomos tumoret e gjendrave të pështymës)
    Infeksioni kronik i veshit të mesëm ose të tjera dëmtime të veshit
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Diabeti
  • Mungesa e vitaminave

Së fundi, për sa u përket shkaktarëve të kësaj sëmundjeje tepër të rrezikshme, edhe operacionet e ndryshme që realizohen në kokë, vesh apo tek gjendrat e pështymës mund të shkaktojnë pa dashje dëmtim të nervit.

Paraliza Bell është paraliza faciale më e shpeshtë. Shkaku nuk dihet plotësisht. Mendohet për një enjtje në veshin e brendshëm. Era dhe i ftohti kanë një ndikim tepër të madh. Theksuam më lart që në të shumtën e rasteve shërohet plotësisht, pavarësisht se në varësi të shkakut përcaktohet edhe koha që duhet për t’u shëruar.

Sindromi Ramsay Hunt shkaktohet nga viruset. Përveç mosfunksionimit të mirë të nervit, ka dhimbje dhe disa plagë në rrugën e jashtme të veshit. Përsa i përket shërimit, në ndryshim nga paraliza Bell është shumë e vështirë që të shërohet plotësisht.

Diagnoza

Vendosja e diagnozës kryhet pas një anamneze të hollësishme, edhe kryerjes së një EMG (elektromiagramë), në shumë raste është e nevojshme edhe një rezonancë magnetike për të përjashtuar ose jo komplikime të tjera.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook