Lidhu me ne

Mix

Impotenca e meshkujve, ja shkaqet kryesore

Evin Dani 2

Andrologu Evi Dani shpjegon shkaqet kryesore të impotencës si edhe jep këshilla për ta parandaluar

Zbulimet e shkencës, vite më parë, duket se tashmë po vërtetohen me raste konkrete edhe në vendin tone. Konsumimi i alkoolit, duhanit apo edhe llojeve të ndryshme të drogave po sjell pasoja edhe në aktivitetin aktual të të rinjve.

Kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i adoleshenteve dhe të rinjve, që u drejtohen andrologut, pasi nuk arrijnë të kryejne dot marrëdhënie seksuale. Impotenca seksuale nuk po prek me vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja. Sipas të dhënave të fundit, 13% e çifteve pa fëmijë kanë si shkak sterilitetin e partnerit. Ndërsa në studimet e bëra në Europë ku përfshijnë edhe Shqipërinë nga 10 meshkuj, 1 është impotent.

Shkaqet

Shkaqet emocionale mendohej të ishin të parat, ndërsa mjekët sot argumentojnë që impotenca vjen si pasojë e mbipeshës, kequshqyerjes, kolesterolit, stresit dhe abuzimit që bëjnë meshkujt me alkoolin duhanin e drogat. Perveç kësaj, impotencë deri në sterilitet ndikon edhe konsumimi i mishit të bagetive, kur këtyre u bëhen injeksione për shtim të peshës.

Gjatë këtyre 20 vjetëve kemi nje shtim të numrit të rasteve me impotencë që shkojnë  deri ne 13 për qind të çifteve, të cilët kanë probleme të infertilitetit. Faktorët janë të ndryshëm, por midis të tjerash mund të referohemi tek të dhënat e fundit të shkences qe kane te bejne me shtimin estrogjeneve, shtimin e nje hormoni ku njerezit mund t’i marrin nga menyra e te ngrenit.

Bagëtitë për t’i shtuar në peshë u injektohet ky lloj hormoni që sjell rritje e estrogjeneve. Nëpërmjet këtij mishit, rritja e estrogjenikeve sjell uljen e numrit të spermatozoideve dhe rrjedhimisht aftësinë për të riprodhuar.

Parandalimi

E vetmja mënyrë e parandalimit të impotences apo sterilitetit ështe vizita që duhet të bëjnë meshkujt që në moshën e pubertetit. Në këto raste të sterilitet duhet të vizitohet mashkulli tek andrologu dhe femra tek gjinekologu. Kjo pasi shumë çifte për vite të tëra mbeten pa fëmijë, ndërsa nuk vijnë tek ne për t’u përballur me problemin. Meshkujt t`i drejtohen mjekut androlog që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmiresojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar kështu edhe zgjidhjen e një sërë konflikteve në çift, që vijnë si pasojë e kësaj patologjie. Nga ana tjetër, mjekët konsiderojnë si më shqetësues faktin e uljes drastike të moshës së meshkujve që preken nga kjo sëmundje.

Impotenca, ulet mosha e meshkujve

Sipas të dhënave të raportuara mbi rastet e evidentuara, konfirmohet se, nëse 20 vjet më parë komplikacionet e impotencës seksuale shfaqeshin te moshat e rritura mbi 50 vjeç, sot fatkeqësisht ky tregues ka zbritur në kufij të konsiderueshëm, duke u klasifikuar si një shqetësim më vete. Kjo pasi të dhënat tregojnë që në listën e të prekurve nga kjo sëmundje po shfaqen edhe moshat e reja 18 apo 20-vjeçare. Sipas mjekëve, shumë adoleshente kanë edhe probleme psikike, një pamundësi për të kryer deri ne fund një marredhenie seksuale, apo një ankth i shtuar qoftë edhe gjatë fillimi të një marrëdhënie me seksin e kundert.  Çrregullimet psikike që ata shfaqin janë nga më të lehtat deri në më ekstremet, si për shembull nga ankthi, deri dhe depresionet e formave më të rënda.

Meshkujt indifferent ndaj andrologut

Mjeku androlog Evi Dani pohon se për shumë meshkuj mjeku androlog është një fjalë e padëgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mësojnë se ekziston një mjek që merret me problemet gjenitale të tyre, e keqinterpretojnë ketë profesion, duke e ngatërruar me atë të gjinekologut. “Shumë meshkuj, madje edhe kur kanë nje nivel arsimor të mirë, nuk e njohin këtë specialitet. Kur disa prej tyre vijnë në ambulancën tonë, më pyesin nëse jam unë gjinekologu i meshkujve”, – thotë mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetëm halli i çon meshkujt në derën e mjekut androlog. Kultura e të vizituarit, qoftë edhe për të ditur se sa të shëndetshëm janë organet gjenitale të tyre, nuk ekziston.

13% e çifteve pa fëmijë kanë si shkak sterilitetin e partnerit

1 në 10 meshkuj në Shqipëri dhe Evropë  është impotent

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar18 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix18 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix18 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix18 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar19 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix19 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook