Lidhu me ne

Mix

Gushë e varur ? Largojeni njëherë e përgjithmonë me këto ushtrime të thjeshta

Ushqyerja siç duhet dhe të qenët aktivë fizikisht janë disa shembuj të zakoneve të mira që ju ndihmojnë të mbani trupin në formë dhe të qëndroni të ri.

Por gjithashtu ka dhe disa të vërteta për muskujt e fytyrës të cilat humbin elasticitetin për shkak të moshës.

Për këtë Bright Side na tregon ushtrimet më të mira që do t’ju ndihmojnë t’i riktheni fytyrës elasticitetin dhe shkëlqimin e mëparshëm:

1. Bëni nxehjen e muskujve

Si me çdo ushtrim tjetër, duhet të bëni nxehjen e muskujve të fytyrës. Lëvizni nofullën e poshtme përpara dhe tërhiqeni mbrapa. Të gjitha veprimet duhet të performohen ngadalë dhe me butësi.  Përsëriteni këtë ushtrim 8-10 herë.

2. Buzën e poshtme vendoseni mbi dhëmbët e poshtëm

Hapni gojën dhe vendoseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbani ujë me nofullën e poshtme. Ndërsa performoni këtë ushtrim, sigurohuni që cepat e buzëve të jenë plotësisht të relaksuar. Përsëriteni 5-7 herë këtë ushtrim.

2. Prekni hundën

Gusha lidhet me muskuj qafe të dobët. Prandaj duhet t’i forconi.  Nxirrni gjuhën jashtë duke u munduar të prekni hundën, ndërkohë që buzën mbajeni të relaksuar. Këtë ushtrim përsëriteni 5 herë.

3. Fytyra ovale ideale

Nëse doni t’i jepni fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të ngrini mollëzat lart, bëni veprimin më lart: ktheni kokën majtas dhe tërhiqni përpara nofullën e poshtme duke shtrënguar muskujt e qafës. Duhet të ndieni muskujt në të majtë të qafës që tërhiqen. Ktheni kokën djathtas dhe përsërisni të njëjtat lëvizje. Këtë ushtrim përsëriteni nga 5 herë për çdo krah.

4. ‘Puthni gjirafën’

Imagjinoni sikur puthni një gjirafë (ose dikë të gjatë). Ngrini fytyrën lart dhe shihni tavanin. Sillni përpara nofullën e poshtme dhe mblidhni buzët sikur do puthni dikë. Qëndroni në këtë pozicion për 5-8 sekonda dhe nëse e kryeni në mënyrë korrekte ushtrimin, do të ndieni një tension të madh në qafë.

5. Rezistencë

Për këtë ushtrim duhet të bashkoni dy grushta dhe t’i vendosni nën mjekër. Lëvizni nofullën e poshtme ndërsa ushtroni presion me dy grushtat. Forca shtypëse duhet të rritet gradualisht. kur të arrini maksimumin mbajeni për 3 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 5-7 herë.

6. Buzëqeshni

Bashkoni dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të zgjeroni cepat e buzëve sa më shumë të jetë e mundur. Shtyni gjuhën drejt qiellzës duke rritur gradualisht forcën shtypëse.  Nëse ndieni një presion të fortë në muskujt e gushës, atëherë e keni performuar saktë ushtrimin. Mbajeni kështu për 5 sekonda dhe më pas relaksohuni për 3 sekonda. Përsëriteni ushtrimin 5-8 herë.

7. Fryni faqet 

Merrni frymë thellë dhe mbushni faqet me ajër. Mbyllni gojën dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët e duarve tek faqet në mënyrë që të ndieni presionin e muskujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, më pas nxirrni ajrin dhe relaksohuni. Ky ushtrim duhet të përsëritet 5-6 herë.

Burimi: Bright Side 

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook