Lidhu me ne

Mix

Dhimbjet e kokës, llojet dhe si ndihmon fizioterapia

Petrit Drini, fizioterapist

Ata që vuajnë nga dhimbja e kokës ose migrena e dinë se sa e vështirë është të përballesh me një dhimbje të fortë. Jo vetëm që ndikon tek ju, por edhe tek familjarët apo miqtë tuaj të afërt. Është e rëndësishme të bëhet një diagnozë e saktë në mënyrë që të përcaktohet trajtimi i duhur dhe menaxhimi i problemeve që vijnë si pasojë e dhimbjes së kokës. Dhimbja e kokës mund të ketë shumë shkaqe, jo vetëm migrene. Përcaktimi i duhur i shkakut sjell dhe një trajtim më të mirë.

Llojet e ndryshme të dhimbjes së kokës – migrenës

Historikisht çdo dhimbje koke që kishte një natyrë “therëse” mendohej se përfshinte enë gjaku në kokë dhe konsiderohej “migrenë”. Dhimbjet e tjera që nuk ishin “therëse” emërtoheshin si dhimbje koke tensioni, pavarësisht se nuk kishte shenja në rritjen e tensionit në muskujt e kokës dhe ballit.

Studimet e shumta kanë përmirësuar njohurinë mbi burimet e dhimbjes së kokës. Tani mendohet që mund të ketë më shumë se 300 shkaqe të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Megjithatë, shumica grupohen në tre kategoritë më poshtë:

  • Dhimbje koke e lidhur me qafën (dhimbje cervikogjenike)
  • Dhimbje koke tensioni
  • Migrenë

Ju mund të vuani njëkohësisht nga një, dy ose më shumë lloje të dhimbjes së kokës / migrenës. Njëri lloj mund të shkaktojë tjetrin. Për shembull, një dhimbje qafe mund të shkaktojë një rritje në tensionin muskulor, që do të rrisë presionin e gjakut (tensionin). Në këtë situatë, ju mund të vuani nga një dhimbje koke e lidhur me qafën + dhimbje koke tensioni + migrenë.

Në përvojën e hasur, gjetja e burimit kryesor të dhimbjes së kokës/migrenës është çelësi i suksesit për trajtimin e problemit.

Dhimbje koke primare ose sekondare

Përveç kategorive të mësipërme, dhimbjet e kokës klasifikohen gjithashtu si primare (kryesore) dhe sekondare (dytësore).

Dhimbjet e kokës primare nuk janë të lidhura me ndonjë problem tjetër dhe përfshijnë migrenë, dhimbjet e kokës të llojit të tensionit dhe dhimbje koke me zona.

Dhimbjet sekondare të kokës shkaktohen prej një problemi tjetër dhe mund të përfshijnë dhimbjet pas goditjeve të menjëhershme në qafë “whiplash – si rrahje me kamzhik”, dhimbjet e kokës të lidhura me qafën, dhe dhimbjet e kokës për shkak të ndërprerjeve të medikamenteve. Me fjalë të tjera, dhimbja e kokës është një simptomë e një problemi tjetër sesa vetë pasoja. Trajtimi për dhimbjet e kokës sekondare përfshijnë trajtimin e problemit kryesor (p.sh. vertebrat e sipërme të qafës) sesa simptomat e dhimbjes së kokës.

Pyetja më e madhe që ju mund të keni është se çfarë mund të bëjë fizioterapisti për t’ju ndihmuar. Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë që të identifikoni disa nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në dhimbjen e kokës. Fizioterapisti mund t’ju drejtojë një listë me pyetje në mënyrë që të mund të bëjë klasifikimin e dhimbjes së kokës, diagnozën e problemit dhe trajtimin.

Faktorët kontribues kryesorë dhe ku fizioterapisti mund të ndihmojë me trajtimin e problemit, përfshijnë si më poshtë:

  • Çrregullime muskulore (tension të muskujve ose dobësim të muskujve)
  • Bllokime në artikulacionet e qafës ose pjesës së sipërme të kurrizit
  • Tërheqje muskulore
  • Nerva të ngacmuara
  • Artriti reumatoid
  • Spondiliartroza
  • Trauma të tjera në qafë (apo dëmtime)
  • Dhimbje të artikulacionit të nofullës
  • Qëndrimi jo korrekt
  • Stresi

Shkaqe të tjera që nuk lidhen direkt me sistemin muskulor-skeletor janë infeksione të ndryshme, probleme me veshët, hundët dhe grykën, probleme me shikimin, çrregullime hormonale, dietë jo e mirë, tension i lartë, temperaturë, dehidratimi, çrregullime të sistemit nervor etj.

Për sa i përket migrenës, duhet theksuar që ky është një problem që shkakton dhimbje qendrore dhe është një çrregullim në sistemin nervor qendror, që përfshin nervat dhe enët e gjakut, të cilat shkaktojnë dhimbje dhe simptoma neurologjike me një dhimbje koke tipike.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix13 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore14 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar15 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix16 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar16 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar18 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix18 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore19 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix19 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook