Gatime
Çfarë të hani kur jeni shtatzanë dhe nuk ndiheni mirë
Dietologia Blerina Bombaj
Gjatë shtatzënisë mund të keni përzierje të stomakut në orët e mëngjesit, diarre ose konstipacion. Mund të ketë momente kur e keni të pamundur të fusni një kafshatë të vetme në gojë. Ja disa këshilla:
Përzierjet e mëngjesit: Konsumoni krakera, drithra ose buke të thekur pa u ngritur akoma nga krevati; hani nga pak dhe shpesh; evitoni ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura.
Kapsllëku: Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë.
Diarrea: Konsumoni salcë molle (bëhet nga molla e cila ngrohet në një enë mbi zjarr mesatar dhe shtypet për t’u bërë në formë pureje), banane, oriz të bardhë dhe bukë të bardhë.
Urthi: Konsumoni vakte me volum të vogël dhe shpesh gjatë ditës; përpiquni të pini qumësht përpara vaktit; evitoni kafeinën dhe mos u shtrini menjëherë pas konsumimit të një vakti; pini ujë midis vakteve dhe jo bashkë me to.