Radar
Shpëtim Axhami rizgjidhet kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Sot Partia lëvizja e Legalitetit mbajti kuvendin kombëtar XX.
Punimet filluan në orën 10.00 me një përshëndetje të Princ Leka II dhe zyrtarë të tjerë të PLL.
Delegatët e PLL zgjodhën me shumicë votash për kryetar, z.Shpëtim Axhami.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kreu i PLL arriti të rikthente partinë në parlament dhe të merrte mbi 14 mijë vota, përmes një riorganizimi në terren dhe aleanca vlerash.